Momenti më bizar i Eurovisionit u vu në skenë nga komikja Melanie Giedroyc, prezantuesi nuk mund ta mbante të qeshurën

Shikuesit e Eurovisionit u tronditën gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të finales së të shtunës, kur komikja dhe prezantuesja angleze, Melanie Giedroyc, u shfaq e veshur si një mjelëse polake pas prezantueses tjetër, Hannah Waddingham, e cila është njëherësh aktore.
Moderatorja me rroba karakteristike “bënte gjalpë” në sfondin e xhirimit të prezantueses, ndërsa për veshjen ishte frymëzuar nga përfaqësueset polake të Eurovision Song Contest nga viti 2014.
BBC e përfshiu këtë fragment në postimin në Twitter të momenteve më qesharake nga edicioni i sivjetshëm i festivalit.
Shikuesit e Eurovisionit nuk mund t’u besonin syve derisa kolegu e Melanie, Graham Norton, përkundër përpjekjeve nuk ia doli të përmbahej.
Në xhirimin e shpërndarë në Twitter, dëgjohet Norton duke qeshur në prapavijë derisa Waddingham pyet publikun: “A do t’i kthehemi garës?”, ndërkohë që Graham shprehet: “Jo, dua ta shikoj Mel Giedroyc”.
“Momenti më i mirë nga Eurovisioni është Graham Norton që përpiqet të mos thotë asgjë të pistë kur në ekran u shfaq Mel Giedroyc”. "Mirë, Mel Giedroyc si mjelëse me të vërtetë më bëri të qesh me zë të lartë! Asaj i pëlqeu shumë ajo që bënte!”. “Diçka që nuk e dija kurrë se kisha nevojë në jetën time deri më sot, Mel Giedroyc e veshur si një shërbëtore polake që nxjerr gjalpin prapa Hannah Waddingham” – janë disa nga komentet në rrjetet sociale.
Po ashtu, përdoruesit e Twitterit i kanë sugjeruar BBC-së se duhet ta dyfishojë shumën që planifikonin t’ia paguanin asaj për këtë paraqitje. /Telegrafi/
































































