Momentet e fundit të aeroplanit me 49 pasagjerë në bord që u rrëzua në Rusi

Momentet e fundit të aeroplanit komercial që transportonte 49 pasagjerë që u rrëzua në Rusi, janë publikuar në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për aeroplanit me dy helika An-24 që operonte nën aviokompaninë Angara Airlines, që u zhduk nga radari derisa po i afrohej aeroportit Tynda në malet Amur, transmeton Telegrafi.
Pamjet amatore të postuar në Telegramin rus, shfaq aeroplanin duke fluturuar ulët pak metra mbi drunjtë në zonën malore.
Në ato momente ishin kushtet e vështira atmosferike, retë dhe shirat e rrëmbyeshëm që me gjasë ia vështirësuan punën pilotëve dhe që nuk arritën të kontaktojnë kullën e trafikut ajror.
Rrëzimi i aeroplanit u konfirmuar nga helikopterët e ekipit të kërkim-shpëtimit që dolën në terren për ta kërkuar dhe panë rrënojat e fluturakes rreth 16 kilometra nga Tynda. /Telegrafi/





















































