Vera Ora, e ëma e këngëtares shqiptare, Rita Ora, tashmë ka fituar mijëra ndjekës në rrjete sociale me të cilët ndan imazhe e video të ndryshme.

Duke qenë se është shumë e afërt me fëmijët e saj, ajo shpesh publikon fotografi të ndryshme duke përfshira disa të tilla edhe nga fëmijëria.


E njëjta kësaj radhe ka shpërndarë një video të Elenës, Ritës dhe djalit të vetëm të saj, Donit.

Screenshot 1 94 Vera Ora (Foto: Instagram)

Kjo duket të jetë realizuar kur Doni ishte shumë i vogël, derisa të tre shfaqen duke buzëqeshur para kamerës.

“Momente si këto”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë videos.

Screenshot 2 62 Vera Ora (Foto: Instagram)

Rita ndryshe ka lindur në Prishtinë, por është rritur në Londër, atje ku edhe e ka zhvilluar karrierën për t’u bërë një yll siç është tashmë e njohur ndërkombëtarisht.

Familja e artistes, mbiemri i vërtetë i së cilës është Sahatçiu, kanë prejardhjen nga qyteti i Pejës. /Telegrafi/