LAJMI I FUNDIT:

‘Moment historik’: Danimarka raporton për herë të parë zero vdekje nga coronavirusi, që nga muaji mars

‘Moment historik’: Danimarka raporton për herë të parë zero vdekje nga coronavirusi, që nga muaji mars

Danimarka, vendi i parë në Evropë që filloi gradualisht rihapjen, nuk raportoi vdekje të lidhura me coronavirusin të premten në 24 orë, për herë të parë që nga 13 marsi.

Ndërsa, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Danimarkë u rrit me 78 në 10.791 që nga e enjtja.


Numri i vdekjeve mbeti i pandryshuar në 537.

“Moment historik. Në ditën e fundit kemi pasur 0 vdekje si rezultat i COVID-19 në Danimarkë”, tha ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke në Twitter.

Të martën, autoritetet shëndetësore thanë që Danimarka ishte “shumë e pamundur” të goditej nga një valë e dytë e virusit, pasi vendi hyri në fazën e dytë të rihapjes, e cila lejon hapjen për shkollat për fëmijët më të rritur, postat tregtare dhe restorantet. /Telegrafi/