LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Shqetësimi kryesor brenda Lëvizjes, vendosja e individit para organizatës e konceptit

Molliqaj: Shqetësimi kryesor brenda Lëvizjes, vendosja e individit para organizatës e konceptit

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka publikuar një reagim, lidhur me deklaratat e u.d të sekretarit organizativ të VV-së, Ismajl Kurteshi i cili ka akuzuar Molliqajn si përçarës në Lëvizje.

Por, ndër të tjera Molliqaj ka përmendur edhe kandidimin e Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes.

Lidhur me këtë kanë reaguar militantë të VV-së, të cilët e kanë pyetur Molliqajn, se “sa është demokratike të mos i lejohet dikujt të kandidojë për kryetar të Vetëvendosjes”.


Molliqaj është përgjigjur duke thënë secili ka të drejtë të kandidojë dhe dëshmia më e mirë për këtë është kandidimi i Albinit.

Por, Molliqaj ka theksuar se shqetësimi kryesor që i preokupon brenda Vetëvendosjes është “vendosja e individit para organizatës dhe konceptit”,  gjë që lë të nënkuptojë se janë pikërisht, grupi tjetër i Kurtit ata që i kanë thyer parimet, sipas Molliqajt.

Komenti i Molliqajt në Facebook

“ Për 12 vite, në Lëvizje e kemi pasur këtë renditje sipas rëndësisë:

1. Koncepti-Programi i Lëvizjes,

2. Organizata,

3. Drejtuesi i Lëvizjes.

Fatkeqësisht pas 12 vitesh kjo renditje u përmbys. Tash individi është në radhë të parë, e pastaj vjen organizata e koncepti”, ka shkruar Molliqaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori