“Kryeministri Albin Kurti, është duke bërë veprime ndaj krizës ekonomike, dhe sidomos ndaj rritjes së çmimeve, por këtë po e bën në mënyrë të gabuar”.
Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Molliqaj.
I ftuar në RTV Dukagjini, Molliqaj ka thënë se veprimet e Qeverisë ndaj rritjes së çmimeve janë “shabllon”, për të gjitha kategoritë e qytetarëve.
Sipas tij, masat e përgjithshme që po merren nga Qeveria e Kosovës, te ata që nuk kanë nevojë po ndikojnë më së shumti, kurse ata qytetarë që sipas Molliqajt kanë nevojë më së shumti, nuk po ndihmohen.
“Ata po marrin masa të përgjithshme, asnjë krizë nuk ndikon njëjtë tek të gjithë. Në mes të dikujt që shpenzon vetëm për udhëtim dhe dikush që punon p.sh bujqit, nuk është njëjte. Duhet t’i subvencionojmë sektorët kyç, qeveria nuk e bën një gjë të tillë”, ka deklaruar Molliqaj.
Megjithëkëtë, i pari i PSD-së, në një pikë pajtohet me Qeverinë e Kosovës. Sipas tij heqja e akcizës dhe TVSH-së, nuk është zgjidhje e duhur.
Por sipas tij, akciza mund të hiqet për disa kategori, siç janë bujqit dhe transporti publik, të cilët sipas tij janë më të rrezikuarat.
“Si PSD, nuk jemi për heqjen shabllon të akcizës as tvsh-së, sepse shteti duhet të ketë të hyra, por nuk jemi se nuk duhet t’ia heqim asnjërit. Me ja u heq bujqve është lehtë, dihet kush janë bujqit, transporti publik, dhe dihet kush është prodhues, pra shumë lehtë”, ka thënë Molliqaj.
Në kohë krizash Molliqajt është shprehur se duhet të shikohet se kush rrezikohet më së shumti, dhe sipas tij kategoria që rrezikohet më së shumti janë prodhuesit dhe ata që kanë të hyra më së paku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë