LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj është për koalicion me LDK-në, por pa Isa Mustafën

Molliqaj është për koalicion me LDK-në, por pa Isa Mustafën

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në Zona B të Klan Kosovës, është shprehur se beson se opozita duhet të vazhdojë të qëndrojë e bashkuar në kundërshtimin e dy marrëveshjeve, ndërsa nuk e mbështet idenë e listës së përbashkët zgjedhore.

“Çka kam folur më Visarin është se duhet të vazhdojme me opozitën e bashkuar për ta kundërshtuar këtë regjim. Mendoj se AAK dhe Nisma, në veçanti me qëndrimet e saj e njëanshme e ka zvogluar fuqinë tonë karrshi pushtetit. Mendoj se opozita duhet të qëndrojë e bashkuar deri në rrëzimin e kësaj qeverie. Tërheqja e AAK nuk është veprimi i duhur. Nuk ka ndarje të partive opozitare, sipas asaj që më ka thënë Visar Ymeri” , tha Molliqaj.


Ai është shprehur se nuk e mbështetë një listë të përbashkët opozitare për zgjedhje.

“Kjo është e papranueshme për mua, mendoj që NISMA ka qenë e gatshme për të hequr dorë nga shuam gjëra që kjo të bëhet. Lista e përbashkët duhet të ndërtohet mbi parime dhe kritere dhe jo mbi interesa politike. Nuk duhet të shkojmë më listë të përbashkët”.

Thotë se bashkimi i social-demokratëve dhe i liberalëve mund të sjell ndryshime. Kosova ka nevojë për një gjë të tilla.

Ai ka deklaruar se ndonëse është kundër një liste të përbashkët opozitare, nëse në Lëvizjen Vetëvendosje vendoset ndryshe, do ta mbështesë.

“Nëse në VV vendoset ndryshe unë do të pajtohem dhe do të punojë për ato që merr vendim partia, pasi në vendimet i marrim me shumicë”.

Ai është shprehur se është diskutuar edhe bartësi i listës por ai nuk është ndarë i kënaqur.

“Kemi diskutuar bartësin e listës edhe për kandidatin për kryeministër. Nuk jam ndarë i kënaqur nga ai diskutim, pasi marrëveshja e tilla duhet të bëhet mbi kritere”.

Ai ka thënë se “te AAK nuk kam parë vullnetin për të shkuar me listë të përbashkët”.

“Unë jam që koalicioni të krijohet me shumicë shqiptare, ku do të jenë edhe minoritetërt pakicë, edhe Lista Srpska por jo që ajo të jetë shumicë në koalicion”.

Molliqaj ka thënë se është për një koalicion me LDK-në por pa Isa Mustafën, por jo edhe me PDK-në.

“Jam për një koalicion më parë me LDK-në, por pa Isa Mustafën, kurse për me PDK-në nuk jam për koalicion pasi ata janë kapësit e shtetit”.

Sipas tij, në fazën që është Kosova janë vetëm dy njerëz që mund të ndihmojnë daljen nga kriza.

“Mendoj që në fazën që ndodhet Kosova, janë vetëm dy njerëz që mund t’i prijnë daljes nga kriza, ata janë Visar Ymeri dhe Albin Kurti, për shkak të dijes së tyre, pastërtisë etj”.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Shëndetësi
Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit, por sjellja e tij dhe e grupit parlamentar ka cenuar demokracinë

Hoti: Kurti po kërkon koordinim me opozitën për agjendën e Kuvendit, por sjellja e tij dhe e grupit parlamentar ka cenuar demokracinë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori