LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Dallojmë shumë me AAK-në

Molliqaj: Dallojmë shumë me AAK-në

Dardan Molliqaj thotë se Lëvizja “Vetëvendosje” ka dallime të mëdha me AAK-në e Ramush Haradinajt. Sipas tij, në rast se vendi shkon në zgjedhje, do të bëjnë një listë të përbashkët me përfaqësues të shoqërisë civile dhe partinë e Fatmir Limajt

Sekretari organizativ i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj, është i bindur se shkuarja me një listë të përbashkët zgjedhore me partinë e Ramush Haradinajt do të ishte gabim shumë i madh.


Kjo për faktin se, sipas tij, Lëvizja “Vetëvendosje” dallon shumë me AAK-në.

Këto komente Molliqaj i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se me partinë e Haradinajt kanë dallime të mëdha ideologjike.

“Dallimi tjetër është mungesa e gatishmërisë së AAK-së që vendimet për listë të përbashkët t’i bazojnë në kritere dhe në parime e jo në teke të cilësdo parti pjesëmarrëse”, ka shtuar Molliqaj.

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” Molliqaj ka folur edhe për partnerët e mundshëm të koalicionit, në rast se vendi do t’i nënshtrohej një procesi zgjedhor.

Ky subjekt politik, sipas Molliqajt, është i interesuar që të bëjë listë të përbashkët me shoqërinë civile dhe partinë e Fatmir Limajt, “Nismën për Kosovën”.

Ai ka folur edhe për emrat e mundshëm për kryeministër me të cilët do të garonin në zgjedhje.

Sipas tij, Visar Ymeri dhe Albin Kurti janë kandidatët e mundshëm, ndërkohë ka mohuar mundësinë që në këtë fazë për kryeministër të propozohej dikush tjetër, duke përfshirë anëtarë të rëndësishëm të “Vetëvendosjes” siç janë Glauk Konjufca dhe Shpend Ahmeti.  /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Kalo në kategori