LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Asnjëri nga anëtarët e delegacionit shtetëror prej katër muajsh nuk kanë marrë pagesa (Video)

Molliqaj: Asnjëri nga anëtarët e delegacionit shtetëror prej katër muajsh nuk kanë marrë pagesa (Video)

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se punësime në delegacionin shtetëror për dialog nuk ka pasur, por është bërë angazhimi i disa personave për punë specifike.

Molliqaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se delegacioni shtetëror është institucion i ri dhe ai duhet të ketë një staf të caktuar.


“Punësim nënkupton kur dikush merr kontratë pune. Këto janë shërbime për punë specifike për periudha të caktuara”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i PSD-së ka thënë se asnjëri nga anëtarët e delegacionit prej katër muajsh nuk kanë marrë pagesa.

“Asnjë përfaqësues i yni politik që është në delegacion nuk ka marrë mëditje. Buxheti për delegacionin ka qenë rreth 300 mije euro për këtë periudhë. Vetëm ekspertët ndërkombëtarë janë paguar. Asnjë cent nga buxheti i Kosovës nuk është shpenzuar për mëditje”.

Molliqaj ka thënë se gjatë udhëtimeve të anëtarëve të delegacionit në Bruksel janë paguar vetëm fjetjet dhe shpenzimet e udhëtimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori