LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Arroganca e pushtetit duhet të përballet me rezistencë qytetare

Molliqaj: Arroganca e pushtetit duhet të përballet me rezistencë qytetare

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se protesta që u mbajt këtë të shtunë kundër mospërfshirjes së veteranëve në Ligjin për pagën minimale, është e para.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se Qeveria Kurti nuk ua ka borxh fyrjet e poshtërimin veteranëve.


Përfundon protesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë
Lexo po ashtu Përfundon protesta e veteranëve të UÇK-së në Prishtinë

“Shtrëngova dorën e shumë veteranëve që kishin bërë rrugë të gjatë për këtë protestë. Ata kanë halle dhe janë me të drejtë të indinjuar. Nuk ua ka borxh kjo qeveri fyerjet e poshtërimin me ligje të padrejta e deklarata nënçmuese”, ka shkruar Molliqaj.

I pari i PSD-së tutje ka thënë se arroganca e pushtetit duhet të përballet me rezistencë qytetare.

“Dje ishin mësimdhënësit, sot janë veteranët, nesër mund të jeni secili nga ju targeti i rradhës i pushtetit. Andaj të bashkohemi për ta penguar këtë qeveri të rrezikshme”, ka përfunduar ai.

Shoqëria civile, mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës dhe disa parti politike, protestuan kundër Ligjit për pagën minimale, i cili u miratua nga Qeveria dy ditë më parë e në të cilën nuk janë përfshirë veteranët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori