LAJMI I FUNDIT:

Të drejtat që kanë serbët në Kosovë, nuk i ka askush nga minoritetet në Evropë

Të drejtat që kanë serbët në Kosovë, nuk i ka askush nga minoritetet në Evropë

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu gjatë vizitës së tij në Kosovë tha se fundi i shekullit XX ka shënuar progres në avancimin e çështjes shqiptare dhe këtë sipas tij e dëshmon stabiliteti demokratik i Shqipërisë , çlirimi i Kosovës dhe Marrëveshja e Ohrit.

Moisiu këto komente i bëri në një ligjëratë të mbajtur në ISPE.

“Fundi i shekullit të XX ka shënuar progres në avancimin e çështjes shqiptare dhe këtë e dëshmojnë stabilizimi demokratik i Shqipërisë, çlirimi i Kosovës ‘si rezultat i luftës që bënë shqiptarët dhe i përpjekjeve të (Ibrahim) Rugovës’, si dhe Marrëveshja e Ohrit”, citohet të ketë thënë Moisiu.

Duke e komentuar implementimin e dobët të kësaj marrëveshje, ai ka thënë se për këtë fajin e kanë jo vetëm politikanë maqedonas, që nuk e kanë çuar deri në fund obligimin që shqiptarëve tu japin disa të drejta, por edhe mungesa e unitetit dhe ndarjet në mesin e faktorit shqiptar në Maqedoni.

Për sa i përket Kosovës, ish-presidenti i Shqipërisë ka theksuar se të drejtat që u garantohen serbëve të Kosovës, sidomos atyre në veri, janë të tilla që nuk i ka askush nga minoritetet në Evropë.

“Por, shqiptarët në Luginë të Preshevës janë shumë larg këtyre të drejtave. Ky është standardi i dyfishtë dhe është i gabuar. Kjo nuk është mirë për Kosovën, krijon mosmarrëveshje e pasoja dhe mund të krijojë rreziqe”, ka thënë Moisiu, duke shtuar se për këtë fajin nuk e bartë vetëm Bashkimi Evropian si ndërmjetësues në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe “përfaqësuesit tanë që duhet të imponojnë këtë çështje”.

Sipas tij, derisa Kosova sot synon të bëhet pjesë e NATO-së dhe BE-së, Serbia nuk po tregon interes për anëtarësim në NATO dhe, madje, përçon mesazhe për vazhdimin e aleancës më Rusinë, gjë që më së qarti e shpreh presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Duke e shprehur bindjen se Beogradi edhe në të ardhmen do të vazhdoj me një politikë të tillë, Moisiu ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë të thellojnë aleancën e tyre me Perëndimin dhe, veçanërisht, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Telegrafi.

Duke folur për kontekstin e sigurisë më gjerësisht në Evropë, ish-presidenti i Shqipërisë ka thënë se aktet terroriste nuk po ndodhin vetëm së fundi por atë janë të pranishme në mënyrë të vazhdueshme viteve të fundit.

Sipas tij, përveç sulmeve të mëdha që pas akteve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, kanë ndodhur në Madrid, Londër, Paris dhe Bruksel, vetëm në vitin 2014 në Evropë janë regjistruar 75 sulme terroriste në të cilat kanë pësuar afro 1.200, ndërsa janë lënduar afro 1.700 persona.

Moisiu, me këtë rast, ka shprehur nevojën që të analizohet se si është e mundur që në këto sulme marrin pjesë personat që kanë lindur, rritur dhe edukuar në Perëndim.

“Kosova dhe Shqipëria ndoshta për momentin nuk i ekspozohen rrezikut të sulmeve terroriste me të cilat po përballët Evropa, por ato duhet të bëjnë vlerësime të vazhdueshme nëse janë të kërcënuara me këto rreziqe dhe nuk guxojnë të neglizhojnë këtë rrezik, sidomos kur kihet parasysh që nga Iraku dhe Siria po kthehen ata që kanë marrë pjesë në luftimet atje,” ka thënë në fund të ligjëratës ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu.

Në ditën e parë të vizitës në Kolegjin ISPE të mërkurën më 30 mars 2016, ish-presidentit të Shqipërisë iu është ndarë titulli Doctor Honoris Causa, me të cilin Kolegji e ka shpërblyer atë për kontributin e rëndësishëm që Moisiu e ka dhënë gjatë tranzicionit demokratik të Shqipërisë dhe për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori