LAJMI I FUNDIT:

Mohoi gjenocidin serb në Bosnjë gjatë një interviste me Komshiq – ngritet padia kundër gazetarit të Tanjugut

Mohoi gjenocidin serb në Bosnjë gjatë një interviste me Komshiq – ngritet padia kundër gazetarit të Tanjugut

Instituti i Kërkimeve të Gjenocidit në Kanada (IGC) ka ngritur padi penale kundër një gazetari në agjencinë serbe të lajmeve Tanjug për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës.

Bëhet fjalë për gazetarin Marko Ivas, i cili gjatë intervistës me kryetarin e Presidencës së BeH-së, Zhelko Komshiq, më 9 nëntor, ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë, edhe pse ai ishte përcaktuar me aktgjykime të gjykatave ndërkombëtare dhe kombëtare.


IGC ngriti një kallëzim penal kundër Ivas, duke pretenduar se ai kishte kryer veprën penale nga neni 145a paragrafi (3) i Kodit Penal të Bosnjë e Hercegovinës (Ligji për Ndryshimet në Kodin Penal të BeH, i botuar në Gazetën Zyrtare të BeH, nr. 46/21).

Gazetari i Tanjugut mohoi gjenocidin serb në Bosnjë, Komshiq e ndërpret intervistën: “Shko intervistoje dikë tjetër”
Lexo po ashtu Gazetari i Tanjugut mohoi gjenocidin serb në Bosnjë, Komshiq e ndërpret intervistën: “Shko intervistoje dikë tjetër”

Komshiq i tha gazetarit se vendimi konfirmoi se ishte kryer gjenocid në Srebrenicë, dhe gazetari tha se ai nuk ishte dakord dhe deklaroi qëndrimin e tij se ishte një “krim i tmerrshëm”. Kryetari i Presidencës së BeH-së e korrigjoi, e më pas e ndërpreu intervistën pasi Ivas theksoi se “nuk pajtohet” me aktgjykimin, gjegjësisht se nuk pajtohet me të.

“Gazetari nuk është marrë me fakte, por me komentin dhe mendimin e tij që mohon drejtpërdrejt faktet gjyqësore, shkencore dhe historike për gjenocidin në Srebrenicë. Duke mohuar gjenocidin në Srebrenicë, gazetari poshtëroi viktimat e gjenocidit por edhe gjykatat ndërkombëtare. e drejta ndërkombëtare, drejtësia ndërkombëtare dhe institucionet ndërkombëtare, veçanërisht OKB-ja”, tha IGC.

Instituti ka ngritur më parë padi penale kundër anëtarit të presidencës së BeH Milorad Dodik dhe presidentes së Republikës Serbe Zhelko Cvijanoviç për mohimin e gjenocidit. /KP/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar

Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar

Evropa
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Kalo në kategori