Shefja për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini i ka bërë sërish thirrje Qeverisë së Kosovës që të tërheq taksën prej 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja.
Ajo ka thënë se kjo taksë paraqet vështirësi sa i përket procesit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Duke folur rreth dialogut, Mogherini përmendi edhe çështjen e ndryshimit të kufijve ku theksoi se nuk mund të ketë ndarje të vendeve në baza etnike.
” Ajo çfarë është relevante për BE-në, dhe çfarë ishte e qartë që nga fillimi, rezultatet që do t’i përshëndesnim, do të ishin rezultatet që i adresojnë dhe trajtojnë të gjitha çështjet sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, në kuptimin që të respektohen ligjet ndërkombëtare të BE-së, dhe më lejoni në mënyrë specifike të theksoj të mos ketë ndarje etnike në mes vendeve, dhe që edhe në të ardhmen të mos ketë tendencë për zhvillimin e bisedimeve në vija etnike”, ka thënë Mogherini, transmeton Telegrafi.
Mogherini theksoi se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë gjithëpërfshirëse , që do të zgjidhte të gjitha çështjet sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, të gjitha pa përjashtime.
Mogherini porositi të dyja vendet se është “në përgjegjësinë e tyre e ardhmja e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve”.
“Ne atyre iu ofrojmë ndihmë, hapësirë dhe këshilla, por është në anën e tyre të përcaktojnë shpejtësinë dhe rezultatin e dialogut” ka thënë Mogherini.
Këto deklarata ajo i bëri pas takimit të sotëm të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian. Shefat e diplomacisë se vendeve anëtare të BE-së, diskutuan për situatën në Ballkanin Perëndimor, por pjesën më të madhe të kohës biseduan për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së kanë konkluduar se dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit është i bllokuar, konfirmoi pas takimit, ministrja e Jashtme e Kroacisë, Marija Pejçinoviq Buriq. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre