LAJMI I FUNDIT:

Modric, Ronaldo dhe Salah në garë për lojtarin e vitit në Evropë

Modric, Ronaldo dhe Salah në garë për lojtarin e vitit në Evropë
Luka Modric, Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah (Foto: Getty Images)

Luka Modric, Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah, janë në garë për Futbollistin më të mirë të vitit nga UEFA.

Tre lojtarët janë nominuar nga UEFA për lojtarin më të mirë, çmimi që do të ndahet më 30 gusht (e enjte) në një eveniment në Monako.


Fituesi do të shpallet së bashku me Futbollisten më të mirë të vitit sipas UEFA-s dhe lojtarët më të mirë në pozitat e tyre. Një ditë më pas do të shpallet lojtari më i mirë i sezonit në Europa League.

Tre të nominuarit

Luka Modric, Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah (Foto: Uefa.com)

Luka Modric (Real Madrid dhe Kroaci)

Luka Modric (Foto: Getty Images)

Fitues i Ligës së Kampionëve, finalist në Kampionatin Botëror dhe fitues i Topit të Artë në Botëror.

Cristiano Ronaldo (Real Madrid/Juventus dhe Portugali)

Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Fitues i Ligës së Kampionëve për një rekord prej pesë triumfesh dhe golashënues më i mirë i Ligës së Kampionëve për të gjashtën herë.

Mohamed Salah (Liverpool dhe Egjipt)

Mohamed Salah (Foto: Getty Images)

Finalist i Ligës së Kampionëve dhe thyes i shumë rekordeve në sezonin e tij të parë te Liverpooli.


Çfarë është çmimi i UEFA-s për Lojtarin e vitit

Ky çmim vlerëson lojtarët më të mirë nga sezoni paraprak, pavarësisht kombësisë, të cilët luajnë në një klub brenda territorit të UEFA-s. Lojtarët vlerësohen nga paraqitjet e tyre në të gjitha garat – vendore, kontinentale dhe ndërkombëtare.


Lista e ngushtë prej tre futbollistëve është zgjedhur nga një juri që përbëhej prej 80 trajnerëve të klubeve pjesëmarrëse në fazën grupore të edicionin 2017/2018, në Ligën e Kampionëve (32) dhe Europa League (48),së bashku me 55 gazetarë të zgjedhur nga grupi European Sports Media (ESM), që përfaqësojnë një nga federatat anëtare të UEFA-s.

Anëtarët e jurisë i kanë zgjedhur top-tre lojtarët e tyre duke i dhënë të parit – pesë pikë, të dytit – tri pikë dhe të tretit – një pikë. Trajnerët nuk kanë mundur të votojnë për lojtarët në ekipet e tyre.

Lista e ngushtë për çmimet tjera

Portieri i sezonit: Alisson Becker, Gianluigi Buffon, Keylor Navas.

Mbrojtësi i sezonit: Marcelo, Sergio Ramos, Raphael Varane.

Mesfushori i sezonit: Kevin De Bruyne, Toni Kroos, Luka Modric.

Sulmuesi i sezonit: Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Mohamed Salah.

Futbollistja më e mirë e vitit: Pernille Harder, Ada Hegerberg, Amandine Henry.

Lojtari më i mirë i Europa League: Diego Godin, Antoine Griezmann, Dimitri Payet.

Njëherësh, është duke vazhduar edhe votimi për golin më të mirë të sezonit, sipas UEFA-s, ndërsa fituesi do të shpallet më 27 gusht (e hënë). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1
Brazili ka publikuar listën e Copa America, disa yje mbesin jashtë

Brazili ka publikuar listën e Copa America, disa yje mbesin jashtë

Përfaqësueset
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Djokovic goditet në kokë me shishe nga një shikues në Romë

Djokovic goditet në kokë me shishe nga një shikues në Romë

Tenis
Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain

Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain

Ligue 1

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori