Pas prezantimit të kamionit të saj të parë ndonjëherë, Kia tani rikthehet me SUV.

Bëhet e ditur se Telluride po përgatitet për një gjeneratë të dytë.


Modeli aktual ka ekzistuar për gati gjashtë vjet, kështu që nuk është çudi që një pasardhës i atij modeli po testohet, përcjell Telegrafi.

Një prototip i kamufluar është parë së fundmi në rrugët e Kalifornisë.

Me investimin e madh të Kia në automjete elektrike, duket e pamundur që Telluride e ardhshme të jetë një model krejtësisht i ri.

Nuk është konfirmuar ende, por raportet nga Koreja e Jugut thonë se SUV me madhësi të plotë do të elektrizohet deri në një farë mase. /Telegrafi/