LAJMI I FUNDIT:

Modeli CLE Coupe i Mercedes debuton më 5 korrik si pasardhës i veturave C dhe E-Class Coupe

Modeli CLE Coupe i Mercedes debuton më 5 korrik si pasardhës i veturave C dhe E-Class Coupe

Edhe pak ditë kanë mbetur nga zbulimi i modelit të ri të Mercedes.

Mercedes ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se modeli CLE Coupe tërësisht i ri do të prezantohet më 5 korrik, transmeton Telegrafi.


Vetura pritet të zëvendësojë modelet Coupe (me dy dyer) të C dhe E- Class, CLE do të garojë me atë BMW 4-Series Coupe dhe përfundimisht do të pasohet nga variantet e konvertueshme dhe AMG, transmeton Telegrafi.

Ndonëse imazhi paralajmërues nuk zbulon shumë, modeli CLE do të ndjekë hapat e sedanit C-Class dhe do të adoptojë një grillë të vetme me shufra. /Telegrafi/