LAJMI I FUNDIT:

Modelet e reja nga BMW, gjithnjë e më të pakuptueshme (Foto)

Modelet e reja nga BMW, gjithnjë e më të pakuptueshme (Foto)

Zyrtarët e lartë në BMW, pranojnë se dallimi mes modeleve të reja nuk është aq i madh

Kohë më parë, dallimi mes modeleve BMW ishte shumë i madh, transmeton Telegrafi. Varësisht nga dëshira, blerësi ka zgjedhur sektorin e sallonit të automobilizmit për të zgjedhur makinë të vogël, me madhësi të mesme apo të madhe dhe luksoze. Ndarja mes 3 Series, 5 Series dhe 7 Series ishte e konsiderueshme.

Gjatë ditëve të sotme, modelete thuajse janë shkrirë mes vehte dhe përfshihen në kategori të përgjithshme si Sport Activity Vehicles, modelet Gran Turismo, Sports Activity Coupes, Grand Coupes dhe të tjera.

Duke folur për AutoGuide, shefi i prodhimit dhe planifikimit në BMW, Ralph Mahler ka pranuar se modelet e reja kanë ngjashmëri të madhe.

“Ngjajnë shumë, por nuk janë të njëjta. Klientët janë ankuar se modelet e reja, janë gjithnjë e më të pakuptueshme, por jo se edhe i kanë ngatërruar”, ka thënë Mahler.

Sedani 3 Series dhe 4 Series Gran Cope, në shikim të parë duket se ngjajnë shumë, por nëse merren për një xhiro mund të vërehet diferenca.

Derisa sedani nuk ka shumë ndryshim nga makinat e prodhuara më parë, modeli Gran Coupe është më sportiv dhe me dinamikë shumë më të lartë.

Gjithnjë sipas Mahler, të gjitha modelet që do të prodhohen në të ardhmen, do të ketë dallime të lehta, por se do plotësojnë kërkesat e secilit blerës. /Telegrafi/