Model 3 i Tesla mbizotëron në shitjet e makinave elektrike në SHBA, por Nissan Leaf po udhëheq në të gjithë botën
Automjeti i fundit me flamurin e Tesla-s ka mbizotëruar në tregun e automjeteve elektrike amerikane (EV) që nga debutimi i tij në vitin 2017.
Bëhet fjalë për veturën që ka kapur më shumë se 190,000 shitje në SHBA, sipas IHS Markit, dhe kap 67% të tregut të veturave elektrike në tremujorin e fundit të SHBA.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Model 3, i cili siguroi më shumë se 200,000 para-porositje brenda dy ditëve nga shpallja në vitin 2016, po mund në garë makinat konvencionale nga BMW, Mercedes, Audi dhe të tjera.
Megjithatë ambiciet e Tesla-s do të kërkojnë më shumë sesa të zotërojnë tregun amerikan.
Kjo pasi që, jashtë vendit, Nissan Leaf mbetet makina elektrike më e njohur në botë.
Bëhet fjalë për veturën që ka arritur 400,000 shitje kumulative, njoftoi Nissan këtë mars, dhe është në rrugën e duhur për të arritur gjysmë milioni vitin e ardhshëm.
Për dallim nga Tesla, Nissan ka fabrika në të gjithë botën. Tre prej tyre, në Japoni, Angli dhe SHBA, (Tennessee), prodhojnë Leaf.
Për të mbajtur kostot e ulëta, shumica e linjave të përpunimit dhe montimit ekzistojnë në hapësira të përbashkëta.
Kjo thuhet se e ka mbajtur çmimin e Leaf në 29.990 dollarë për një model standard 2019, dhe më të ulët se 11,000 dollarë për një model të përdorur nga viti 2015.
Ndërsa Tesla lulëzon me stilin e saj, Nissan i detyrohet suksesin e saj çmimeve të ulëta dhe funksionalitet.
Kështu, David Undercoffler, kryeredaktori i Autolist.com, parashikon se kalimi i Teslës në shitjen e automjeteve të tregut në masë nuk do të jetë i lehtë.
Me rritjen e konkurrencës së veturave elektrike dhe çmimet mesatare që bien, mbizotërimi i Modelit 3 nuk është më aq i sigurt sa dukej kur filloi.
Tesla tani synon të shesë më shumë se 400,000 vetura këtë vit, shumë prej tyre Model 3. Deri në tremujorin e fundit, nuk ishte aspak në gjysmën e qëllimit të saj, pasi kishte shitur 158.375 vetura gjatë gjysmës së parë të këtij viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRa borë në prill dhe kam goma verore - çfarë duhet të bëj me to?
Si ta drejtoni siç duhet një veturë automatike?
A e dini se sa rritet konsumi i karburantit nëse gomat nuk janë fryra sa duhet?
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Në një vend të madh evropian, duan të ndalojnë vozitjen gjatë fundjavave?
Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin