LAJMI I FUNDIT:

Mobile Dekor me hapesirë të re dhe linjë të fundit të teknologjisë së prodhimit

Mobile Dekor me hapesirë të re dhe linjë të fundit të teknologjisë së prodhimit

Mobile Dekor njihet si kompani e përpunimit të drurit dhe prodhimit të mobileve tash e 36 vite, me traditë dhe ekspertizë në punimin dhe dizajnimin e mobileve bashkëkohore e tradicionale, gjithmonë duke sjellur diçka të re dhe atraktive në tregun vendor, evropian dhe atë skandinav.

Mobile Dekor ofron kuzhina, dhoma të dites, dhoma gjumi, dhoma të fëmijeve, paradhoma dhe çdo gjë që ka të bëje me një interier të përsosur.

Ndonëse gëzon dizajne bashkëkohore, investimet në kompani nuk kanë të ndalur. Pikërisht në fillim të këtij muaji, më 3 tetor, Mobile Dekor ka inauguruar tekonologjinë e re të prodhimit të mobileve si dhe hapësirat e reja prodhuese.

Kjo është bërë e mundur falë projektit ‘Zgjerimi i Kapaciteteve Prodhuese dhe Zhvillimi i Produkteve Konkurruese”, që mbështetet dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë përmes Skemës së Mbështetjes së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.

Me këtë rritje forcohet ajo që këtë kompani e ka veçuar nga fillimi: Produktet cilësore dhe kujdesi që i ofrohet klientit, rritja dhe zhvillimi i kompanisë përmes investimeve në produktet më të mira në treg, me qëllim që klientëve të ju ofrohet siguri, rehati dhe jetë më të këndshme.

Gjithashtu, për të ju ofruar klientëve mundësi më të lehtë për përzgjedhjen e produkteve, Mobile Dekor ju prezanton të gjitha produktet përmes teknologjisë së avancuar të 3D dhe VR.

Për më shumë informata, ju lutem vizitoni faqen https://www.facebook.com/mobiledekor/

Artikull i sponsoruar