LAJMI I FUNDIT:

MMPH e mbështet Prizrenin me 600 mijë euro për projektin e Lumbardhit

MMPH e mbështet Prizrenin me 600 mijë euro për projektin e Lumbardhit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala sot ka pritur zyrtarisht në takim, kryetarin e Komunës së Prizrenit Ramadan Muja.

Sipas një njoftimi, në ambientin e MMPH-së mes të dyja palëve u nënshkrua Memorandumi për projektin “Sistemi i Ujërave të Zeza dhe projekti i Përmirësimit Infrastruktural në lumin Bistrica në Prizren”, investim i MMPH-së në vlerën prej 600 mijë eurosh.


Siç bëhet e ditur më tej në njoftim, nga ky takim doli sugjerimi i ministrit Shala për kryetarin Muja që të fillohet me procedurat e parapara me Ligj për realizimin sa më të suksesshëm të këtij projekti. /Telegrafi/