LAJMI I FUNDIT:

MMJPH: 1.7 milionë euro ndihmë nga Suedia për mbështetje të anëtarësimit të RMV-së në BE në fushën e mjedisit jetësor

MMJPH: 1.7 milionë euro ndihmë nga Suedia për mbështetje të anëtarësimit të RMV-së në BE në fushën e mjedisit jetësor

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti dhe ambasadorja e Suedisë në RMV Ami Larson Jain, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për zbatimin e projektit “Mbështetja e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE në fushën e mjedisit – Faza 2″.

Siç njoftojnë nga kabineti i Mexhitit, me ndihmën suedeze do të punohet në forcimin e kapaciteteve të mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor në koordinimin dhe menaxhimin e procesit të afrimit me BE-në dhe lehtësimin e negociatave nga Kapitulli 27, si dhe në përmirësimin e bashkëpunimit ndërsektorial.

“Gjithashtu do të punohet në rritje e kapacitetit dhe bashkëpunimit ndërmjet politikëbërësve dhe palëve të interesuara në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal. Aktivitetet e projektit do të përqendrohen në sektorin e Integrimit në BE të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe në fushën e menaxhimit të biodiversitetit dhe përshtatjes klimatike. Projekti do të zbatohet deri më 31 maj 2027”.


“Financat në vlerë prej 1.7 milionë euro janë siguruar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar Zhvillimor (SIDA), dhe realizohet nga Agjencia Suedeze e Mjedisit (SwEPA) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, thonë nga MMJPH./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

Shëndetësi
Kalo në kategori