Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, bashkë me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, zëvendësministrat Halil Matoshi e Nexhat Ramadani dhe një pjesë të stafit të MKRS-së kanë vizituar sot Komunën e Suharekës.
Gjatë kësaj vizite ministrja Dumoshi dhe stafi i MKRS-së u pritën në Komunë nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj. Në takim u bisedua për projektet që financon MKRS-ja dhe bashkëpunimin me Komunën. Gjatë takimit u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyqi”, projekt ky për të cilin MKRS-ja do të investojë rreth 2.6 milionë euro.
Ministrja Dumoshi me këtë rast tha se nënshkrimi i këtij memorandumi ka rëndësi të madhe. Ky investim i kontribuon jetës kulturore në Suharekë dhe u ofron kështu qytetarëve mjedise ku mund të përcjellin ngjarje kulturore e artistike.
“Shtëpia e Kulturës mban emrin e Ukë Bytyqit, veprimtar i cili ka punuar shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. E kemi për detyrim të kujdesemi dhe këto objekte me emra të mëdhenj t’ua lëmë trashëgimi gjeneratave të reja”.
Ministrja Dumoshi vizitoi edhe stadiumin e qytetit të Suharekës ku njoftoi se MKRS-ja ka ndarë 200 mijë euro për rinovimin e këtij stadiumi. Kjo në vazhdën e investimeve që MKRS-ja po bën në komuna të ndryshme nëpër Kosovë, për ta ndihmuar e rregulluar infrastrukturën sportive. Ministrja po ashtu njoftoi se sot fillojnë punimet për ndërtimin e stadiumit ndihmës në fshatin Studenqan të Suharekës. Ajo theksoi se ky stadium do të jetë i kategorisë së parë sipas kushteve të UEFA-së dhe siguroi që pas finalizimit këto projekte të jenë një ndihmë e madhe për qytetarët e Suharekës.
Ministrja Dumoshi tha se sa i përket trashëgimisë kulturore, MKRS-ja është duke punuar në projektin për Shtëpinë – Muze “Fadil Vata”, në fshatin Sallagrazhdë dhe shtoi se MKRS-ja ka projekte edhe për rininë duke i inkurajuar të rinjtë që përmes organizatave komunale të aplikojnë dhe të jenë fitues të këtyre projekteve.
“Bashkërisht me kryetarin diskutuam për projekte që janë shumë të nevojshme e të cilat do të parashihen në buxhetin e vitit 2021. Si ministre e kam për detyrë bashkëpunimin me të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës”, tha mes tjerash ministrja Dumoshi.
Ndërkaq zëvendëskryeministri Driton Selmanaj tha se në këtë komunë do të ketë investime edhe në infrastrukturë dhe do të ketë edhe në projekte të tjera për ta përmirësuar jetën e njerëzve.
Shtëpia e Kulturës do t’ia shtojë bukurinë qytetit meqë Suhareka është vend i vogël por me vlera të mëdha.
Kryetari Bali Muharremaj u shpreh i lumtur për vizitën e krerëve institucionalë dhe për investimet e pakursyera në këtë komunë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Veç thuj ej, EI Taxi është knej
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj