LAJMI I FUNDIT:

MKRS dorëzon kallëzim penal ndaj përgjegjësve që kanë dëmtuar Kalanë e Artanës

MKRS dorëzon kallëzim penal ndaj përgjegjësve që kanë dëmtuar Kalanë e Artanës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nëpërmjet Prokurorisë Themelore të Gjilanit ka paraqitur kallëzim kundër Srgjan Gjorgjeviç me banim në Artanë (Novobërdë) dhe kundër kompanisë “KOTO” nga Serbia, konkretisht Beogradi, e kontraktuar për realizimin e punimeve në projektin e Revitalizimit të Kalasë së Artanës.

Kallëzimi penal ndaj të sipërpërmendurve është bërë sepse ekziston dyshimi i bazuar mirë se të dyshuarit kanë kryer veprën penale që u vihet në barrë, ku Srgjan Gjorgjeviç duke vepruar në emër të kompanisë “Koto” në cilësinë e mbikëqyrësit të Projektit për Revitalizimin e Kalasë së Artanës (Novobërdës) ka kryer veprën penale “Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës”, kurse kompania “Koto” mban përgjegjësi për veprën penale në cilësinë e personit juridik.


Kallëzimi penal ndaj të dyshuarve është me arsyetimin se Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore pas marrjes së njoftimit lidhur me dëmtimet në Kalanë e Artanës më datë 5 shtator 2019 ka dalë në vendin e ngjarjes, ku pas takimit me mbikqyrësin e kompanisë “Koto” (tani të dyshuarin) e cila po kryen punimet për revitalizimin e Kalasë, ka konstatuar dëmet që i janë shkaktuar mureve të jashtme të Kalasë, si plasaritje të thella të tyre dhe eventualisht ekziston edhe rreziku i shembjes së tërësishme. Ky veprim është paraparë si vepër penale sipas ligjit dhe me të drejtë MKRS-ja ka nisur procedurat para vënies para drejtësisë dëmtuesit e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Hajrullahu flet për rrezikun e shembjes së Kalasë së Novobërdës, fajet e kompanisë serbe dhe çështjen nëse do të kthehet në UNESCO
Lexo po ashtu Hajrullahu flet për rrezikun e shembjes së Kalasë së Novobërdës, fajet e kompanisë serbe dhe çështjen nëse do të kthehet në UNESCO

Projekti i revitalizimit të Kalasë së Artanës financohet nga UNESCO dhe kompania fituese ka qenë e obliguar që t’i kryej punimet nën mbikëqyrjen e zyrtarëve profesional të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve. Më datë 2 shtator 2019 duke mos përfillur obligimet për të njoftuar organin mbikëqyrës e cila është në kundërshtim edhe me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore, e ka angazhuar një eskavator dhe ka filluar që t’i rrënoj muret rrethuese të Kalasë. Me këto veprime të cilat janë në kundërshtim edhe me standardet e ndërhyrjeve konservuese-restauruese në objekte të trashëgimisë kulturore, i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme këtij aseti të trashëgimisë tonë kulturore.

Pasi që në veprimet e të dyshuarit të përshkruar më lartë qëndrojnë të gjitha elementet e veprës penale Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës, si MKRS i kemi propozuar Prokurorit të Shtetit, që ndaj të dyshuarin të ngrisë Aktakuzë në Gjykatën kompetente me propozim që të dënohet sipas ligjit.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori