eksperti-banner

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Ksamil, ku një i ri ka humbur jetën pas një përplasjeje në det me një mjet të Policisë Kufitare.

Viktima është identifikuar si Albiano Kreçi, 22 vjeç, banues në Ksamil. Ai ndodhej duke lundruar me një mjet tip jet ski kur është përfshirë në aksidentin fatal.


Sipas komunikatës zyrtare të Policisë, rreth orës 18:30, shtetasi A. K., 22 vjeç, duke lundruar me jet ski, dyshohet se si pasojë e lundrimit me shpejtësi është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ndodhej i stacionuar rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit lundrues është dëmtuar rëndë dhe është nxjerrë menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe persona të tjerë që ndodheshin në zonë. Ai është transportuar me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Ksamil, Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në Ksamil, shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, banues në Ksamil, duke lundruar në det me një mjet lundrues tip jet ski (makinë lundruese), dyshohet se, si pasojë e lundrimit me shpejtësi, është përplasur me skafin e Policisë Kufitare, i cili ishte i stacionuar (i ndaluar) rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.

Si pasojë e përplasjes, u dëmtua drejtuesi i mjetit lundrues, i cili u nxor menjëherë nga deti nga punonjësit e Policisë dhe drejtues të tjerë të mjeteve lundruese që ndodheshin në zonë, dhe u transportua me urgjencë në spital, por, si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.