LAJMI I FUNDIT:

Mjeku paralajmëron: Këtë frutë nuk duhet t’ia jepni pacientit, mund t’i shkaktojë infeksion

Mjeku paralajmëron: Këtë frutë nuk duhet t’ia jepni pacientit, mund t’i shkaktojë infeksion

Një gabim që të gjithë e kemi bërë me qëllimet më të mira

Kur dikush ndodhet në spital, është vendosur rregulli që është gjithmonë “mirë” të kesh pranë shtratit një frutë të freskët, plot vitamina dhe minerale, për të forcuar dhe përmirësuar imunitetin.


Nuk ka ndonjë person që ndonjëherë nuk i ka dërguar një të sëmuri një qese me portokaj në spital. Mund të qëndrojnë në temperaturën e dhomës për një kohë të gjatë dhe janë plot me vitaminë C, e cila është e nevojshme për forcimin e organizmit, transmeton Telegrafi.

Gjithmonë ka një alternativë

Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se ne po bëjmë një gabim të madh në këtë mënyrë. Portokajtë janë, në fakt, opsion i keq i dhuratës për një person që është i sëmurë, dhe ja përse.

Dr. Andrej Prodeus, pedijatër dhe imunolog-alergolog paralajmëron për rreziqet e këtyre agrumeve.

Ai ka theksuar se në poret e mëdha të lëvores së portokallit grumbullohen mikroorganizma, të cilët mund t’i shkaktojnë infeksion dytësor personit të infektuar dhe t’i shkaktojnë komplikime.

Ai këshillon se është më mirë t’i dërgoni ndonjë frutë tjetër ose, të paktën, të zgjidhni një varietet që ka një lëkurë të lëmuar.

“Sa i përket ëmbëlsisë, lëvorja e trashë korrespondon me varietetet më të ëmbla, ndërsa lëvorja e lëmuar dhe më e hollë korrespondon me varietetet më pak të ëmbla”, vë në dukje Dr. Prodeus. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori