LAJMI I FUNDIT:

Mjeku: Fondi Sovoran do t’i trashëgojë asetet shtetërore

Mjeku: Fondi Sovoran do t’i trashëgojë asetet shtetërore

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku thotë se asetet shtetëror do t’i kalojnë Fondit Sovran pa borxhe. 

Sipas Mjekute nuk është roli i Fondit Sovran që të merret me kërkesat e kreditorëve, por t’i zhvillojë asetet.


“Nëse flitet për borxhet e ndërmarrjeve publike natyrisht që këto detyrime shkojnë me ndërmarrjet nëse lidhet me borxhet e ndërmarrjeve shtetërore që janë nën administrimin e AKP-së, se edhe e nuk e cenojmë të drejtën e asnjë kreditori dhe AKP do të vazhdojë për një afat të caktuar për me luajt rolin e administratorit të këtyre kërkesave dhe edhe shuarja e AKP-së pastaj do të jap një përgjigje ma konkrete me kreditorët e vjetër. Po besoj AKP-së sot do të iu përgjigjet, por ajo që është e rëndësishme për Fondin Sovran është që astet do të kalojnë pa borxhe, sepse nuk është roli i fondit që të merret me kërkesat e kreditoreve ne baza ditore por t’i zhvillojë asetet dhe të zhvillojë krahun e investimeve…”, tha Mjeku për RTV21

Ai ka thënë se “AKP-ja edhe procesi i shuarjes ose i mbylljes përfundimtare të AKP-së është i ndërlidhur me fondin, por jo i njëtrajtshëm si proces.

“Fondi merr asetet që janë nën menaxhimin e AKP-së, mund të jenë toka, hotele… Këto i kalojnë fondit sovran pa detyrime, kurse qeveria ose një entitet tjetër kujdesen që te drejtat e kreditorit transformohen…. Asetet me potencial zhvillimor do të kalojnë në dorën e fondit”, përfundoi ai. /Telegrafi/