Mjekja Gordana Nikoliq u trajtua nga Kovid 19 për 40 ditë. Pse zgjati kaq shumë trajtimi, Nikoliq në një bisedë për “Alsat” thotë se përgjigja duhet të jepet nga autoritetet shëndetësore.
Edhe testi i dytë është negativ, por unë ende kollitem dhe nuk jam në gjendje të flas në media. E gjitha filloi si një grip i zakonshëm dhe pas gati një muaj e gjysmë akoma ndjej pasojat. Edhe testi i dytë është gjithashtu negativ. Shpresoj se do të jem në gjendje të kthehem në vendin e punës për rreth dy javë, thotë Nikoliq, e cila ishte infektuar nga Kovid 19 në vendin e saj të punës në spitalin e Kumanovës.
Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik, Arif Latifi tha se nuk ka rregulla për trajtimin e sëmundjes, sepse shërimi varet nga një numër faktorësh. Ka raste në të cilat trajtimi zgjat për një kohë të gjatë, madje dy muaj të tërë, dhe ka pacientë që u kuruan për 16 ditë, thotë ai.
Në spitalin e qytetit “8 Shtatori”, për herë të parë në vend, një pacient me KOVID 19 u hoq nga respiratori. Drejtori Hristijan Kostov tha për Alsat se pacienti 37-vjeçar, i cili ishte në gjendje kritike tre javë më parë, tani është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Pacienti merr frymë vetëm, flet, dhe është i vetëdijshëm. Ai nuk është në respirator dhe është liruar nga respiratori për 24 orë. Nëse vazhdon kështu dhe është në gjendje të mirë brenda 24 orëve, do të transferohet nga Kujdesi Intensiv, në repart. Pacienti merr terapi me ozon për disa ditë, ka një protokoll trajtimi dhe i jepen antibiotikë dhe ilaçe anti-inflamatore”, tha Hristijan Kostov, drejtor i spitalit “8 shtatori”.
Por bota ka frikë nga ata që janë asimptomatikë dhe e bartin virusin. Studiuesit kinezë raportojnë se një vajzë 20-vjeçare nga qyteti Vuhan, ku filloi infeksioni, megjithëse nuk ishte kurrë e sëmurë fizikisht, megjithatë kishte infektuar pesë anëtarë të familjes së saj. Ata theksojnë se bartja e koronavirusit është një anomali, pasi ato kanë regjistruar raste në të cilat janë marrë teste pozitive për praninë e virusit te njerëzit që nuk kanë pasur simptoma./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Tre zyrtarë të Fushë Kosovës dënohen me 5 vjet burg për korrupsion
Rashiq: Lista Serbe nuk ishte e gatshme për votim në veri, do të ishte humbje e Vuçiqit
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën