Eksodi i manteleve të bardhë vazhdon edhe pse Maqedonia e Veriut konsiderohet si një nga vendet e rajonit me punonjës shëndetësie më të të paguar, sesa në vendet fqinje. Nëse një infermier, apo mjek paguhet tre apo katër herë më shumë në spitalet e Evropës, tundimi për të ikur nuk ka shtysë vetëm paratë. Nga Sindikatat e mjekëve në rajon thonë se mjekët janë të pakënaqur edhe nga kushtet e përgjithshme për punë, ku një prej sfidave është edhe siguria e mjekëve. Në gjithë rajonin denoncohen dhjetëra raste të dhunës fizike ndaj mjekëve për çdo vit, raste këto që nuk trajtohen seriozisht nga qeveritë, për të siguruar ushtrim me dinjitet të profesionit.
Pagat e mjekëve në Maqedoninë e Veriut, për shembull, në Qendrën Klinike janë deri në 1.620 euro, ndërsa paga mesatare e mjekëve specialistë në spitalet e përgjithshme është rreth 1.400 euro. Kujdestaritë po ashtu paguhen sipas orëve shtesë, varësisht nga numri i kujdestarive.
Këto paga edhe pse me paga pak më të mira krahasuar me ato që merren në Kosovë e Shqipëri, fluksi i ikjeve është i njëjtë. Sipas Odës së Mjekëve, në pesë vitet e fundit vendin e kanë braktisur gjithsej 568 mjekë. Pagat e ulëta janë ndër arsyet kryesore që detyrojnë mjekët (mjekët specialistë paguhen rreth 940 euro në muaj) në Shqipëri të largohen. Në pesë vitet e fundit Shqipërinë e kanë braktisur mbi 850 mjekë. Shqipëria po tenton, por pa rezultat të forcojë meritokracinë gjatë përzgjedhjes së mjekëve nëpërmjet portalit zyrtar të MSH – “Mjekë për Shqipërinë”.
Edhe pse nuk ka shifra zyrtare, sipas Federatës të Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, mbi 600 mjekë e kanë braktisur Kosovën në 5 vitet e fundit. Autoritetet shpresojnë se rritja e pagave do të ndalë hovin e shpërnguljes së mjekëve. Atje po përgatitet një ligj i ri për pagat në sektorin publik, ku mjekët do të kenë sërish rritje, pas rritjes së fundit të vitit 2019. Për momentin një mjek specialist në Kosovë paguhet me 1.195 euro, ndërsa me rritjen eventuale mund të shkojë mbi 1.400 euro.
Gjermania është shteti që për momentin po pret fluksin në rritje nga vendet e Ballkanit, pasi vetë vendi është në krizën më të madhe për mjekë. Sipas mediave gjermane mungesa e mjekëve është e theksuar si në zonat rurale, ashtu edhe në ato urbane. Sipas Shoqatës Gjermane të Mjekësisë, aktualisht janë më shumë se 416.000 mjekë që punojnë atje – më shumë se kurrë më parë, prandaj mungesa duket paradoksale. Por pavarësisht rritjes së numrit të mjekëve, nuk ka rritje të orarit të punës. Shumë mjekë të rinj nuk duan më të punojnë me kohë të plotë, që do të thotë se 1.2 mjekë të rinj për të zëvendësuar një mjek në pension.
Arsyeja për këtë është se dy të tretat e të gjithë studentëve të mjekësisë tani janë gra që duhet të harmonizojnë jetën profesionale dhe familjare më shpesh sesa homologët e tyre meshkuj, që nuk korrespondon me turnet 24-orëshe në spital. Për më tepër, presioni i mungesës së stafit në spitale është tani aq i lartë sa, sipas një sondazhi të fundit nga sindikata e mjekëve “Marburger Bund”, një e katërta e të gjithë mjekëve të spitaleve po mendojnë të lënë punën e tyre. Të tjerë shkurtojnë orët e punës për t’i bërë ballë presionit në afat të gjatë./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“I kemi borxh të madh familjes së tij”- del në pah letra që ‘fundosi’ Berishën
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
LVV kërkon miratimin e Projektligjit për konfiskim të pasurisë, opozita e quan të pamundur
Analizat gjenetike dhe alkoolit në gjak, nga viti i ardhshëm edhe në Klinikën e Biokimisë
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave të prezantuara nga Vuçiqi për Kosovën
Operacioni “Kolonia” vë në pranga tre persona, konfiskohet drogë në vlerë rreth 40 mijë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj