LAJMI I FUNDIT:

Mjekët të alarmuar: Të rinjtë kanë filluar të zhvillojnë “gjeste të çuditshme” për shkak të rrjeteve sociale

Mjekët të alarmuar: Të rinjtë kanë filluar të zhvillojnë “gjeste të çuditshme” për shkak të rrjeteve sociale

Një trend i ri alarmant po përhapet në të gjithë TikTok. Dhe ndryshe nga tendencat e mëparshme si marrëzitë anti-vaksinë, kjo ka shqetësuar mjekët dhe ka të bëjë me shëndetin neurologjik të fëmijëve.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, raportohet se një numër në rritje i përdoruesve të TikTok – kryesisht vajza dhe gra të reja – duket se kanë zhvilluar “gjeste të çuditshme”, të njohura si “tics”, të ngjashme me ato të karakterizuara nga sindroma Tourette, gjatë pandemisë.


Në mungesë të ndonjë shkaku tjetër të qartë, ekspertët po fajësojnë stresin e izolimit dhe pandeminë COVID-19 në përgjithësi, si dhe ekspozimin ndaj të tjerëve që demonstrojnë “tics” në mediat sociale.

“Është një epidemi brenda pandemisë”, ka thënë neurologu i Universitetit të Calgary, Davide Martino për Motherboard.

Mund të duket e pakuptimtë që adoleshentët po zhvillojnë “ticks” vetëm nga shikimi i videove në internet, por shkencëtarët po e marrin atë shumë seriozisht.

Një hulumtim i botuar në revistën “Movement Disorders” muajin e kaluar tregon një shpërthim ndërkombëtar në rastet e “tics” tek vajzat midis moshës 12 vjeç dhe 25 vjeç, gjatë pandemisë.

Siç thuhet më tej, kjo nxjerr në pah një dallim të rëndësishëm midis Sindromës Tourette dhe asaj që po përjetojnë përdoruesit e TikTok.

Tourette tenton të fillojë të prekë njerëzit në moshat më të reja, anon më shumë nga djemtë dhe shkakton “ticks” më pak ekstreme.

Gjithashtu, shumë nga njerëzit që raportuan këto “ticks” më të reja gjithashtu raportuan se kishin pasur ankth ose çrregullime të humorit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Google planifikon një investim prej 3 miliardë dollarësh në Qendrën e të Dhënave në Indiana, Virxhinia

Google planifikon një investim prej 3 miliardë dollarësh në Qendrën e të Dhënave në Indiana, Virxhinia

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Teknologji
Kalo në kategori