LAJMI I FUNDIT:

Mjekët sëmuren nga fruthi, mbyllet departamenti i kirurgjisë në Spitalin e Strugës

Mjekët sëmuren nga fruthi, mbyllet departamenti i kirurgjisë në Spitalin e Strugës

Janë mbyllur sallat e operacioneve dhe departamentit të kirurgjisë në Spitalin e Strugës, pasi kirurgët janë prekur me epideminë e fruthit.

Vendimin për mbylljen për 10 ditë të departamentit e ka marrë Komisioni për infeksione ndër spitalore.


Nga ky Komision për Nova TV, konfirmuan se operacionet nuk do të bëhet, ndërsa rastet urgjente do të dërgohen në spitalin e Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do të punojë vetëm ambulanta. Departamenti do të mbyllet për dhjetë ditë, derisa të kalojë inkubacioni për fruthin, që të mos përhapet”, thanë nga Komisioni për infeksione ndër spitalore.

Ata shtojnë se për momentin nga fruthi janë prekur shtatë mjekë dhe motra medicinale të departamentit kirurgjik, ndërsa nga shpallja e epidemisë gjysma e personelit janë prekur nga epidemia.

Sipas burimeve të Nova TV, kirurgët kanë refuzuar të vaksinohen, ndërsa vaksina kanë pranuar vetëm gjinekologët dhe internistët.

Për gjendjen me epideminë e fruthit në Spitalin e Strugës sot është njoftuar edhe Inspektorati shtetëror shëndetësor sanitar dhe Ministria e Shëndetësisë.

Mjekët nuk e përjashtojnë mundësinë që afati për të mos punuar Departamenti i kirurgjisë të shtyhet edhe për dhjetë ditë tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori