LAJMI I FUNDIT:

Mjekët privat specialistë me letër të hapur për kryeministrin Zoran Zaev

Mjekët privat specialistë me letër të hapur për kryeministrin Zoran Zaev
Foto: Ilustrim

Mjekët privat specialistë i kanë dërguar një letër të hapur kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev. Në letër thuhet se në panel-diskutimin e organizuar nga Asociacioni i Specialistëve, si dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria më 11 qershor 2018, ju është premtuar se nga qershori do t’ju paguhen pagat edhe atyre që janë paraqitur në konkurs në janar të këtij viti.

Në letrën publike specialistët thonë se të njëjtin premtim e kanë marrë edhe nga ana e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën për shtyp të mbajtur në maj, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Atëherë ministri i Shëndetësisë tha: Ju jeni pjesa kreative e shoqërisë sonë, ju patjetër duhet që të ngeleni në këtë vend, ju jeni ardhmëria e shëndetësisë dhe mjekësisë sonë. Nga korriku do të paguhet rroga e majit, ashtu siç marrin edhe specializantët tjerë, ndërkaq plotësisht punojmë në zgjidhjen e problemit tuaj”, thuhet në letër.

Ata thonë se procesi ende nuk është as në fillim dhe se nuk kanë parë asnjë rrogë.

Së bashku me letrën e hapur, mjekët privat specialist kanë dërguar edhe listë me nënshkrime të mjekëve të papaguar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori