LAJMI I FUNDIT:

Mjekët ia larguan nga syri 27 thjerrëza që i kishte vënë ndër vite (Foto)

Mjekët ia larguan nga syri 27 thjerrëza që i kishte vënë ndër vite (Foto)
Permission given for Metro use only. Must credit: Rupal Morjaria. The 17 lenses that were stuck together in a woman's eye.

Rupal Morjaria e ka udhëhequr intervenimin në një spital në Birmingham të Anglisë, për heqjen e 27 thjerrëzave nga syri i gruas së paemëruar.

Pacientja 67-vjeçare mendonte se po i humbin lentat që përmirësojnë shikimin dhe vazhdonte të vendoste tjera, transmeton Telegrafi.


Operim për heqjen e dhjetë thjerrëza të ngjitura

Megjithëse nuk i përmirësohej pamja, ajo mendonte se e kishte nga mosha, teksa hezitonte të shkonte për kontrollet e nevojshme.

“Është e çuditshme se si ka mundur t’i mbante, pasi i kanë shkaktuar dhimbje të mëdha”, ka thënë Morjaira lidhur me rastin.

Derisa 17 ia hoqën më lehtë, dhjetë të tjera kanë qenë plotësisht të ngjitura dhe për to është dashur operim i veçantë. /Telegrafi/