LAJMI I FUNDIT:

Mjekët amerikanë transplantuan një veshkë derri tek një pacient

Mjekët amerikanë transplantuan një veshkë derri tek një pacient

Kirurgët amerikanë kanë transplantuar me sukses një veshkë derri në një pacient të vdekur klinikisht. Ata besojnë se aplikimi i shpeshtë i kësaj procedure mund të zgjidhë përfundimisht problemin e mungesës së organeve të donatorëve.

Pacienti ishte i vdekur klinikisht, domethënë duke u trajtuar me mbështetje artificiale. Ekspertët përdorën veshkën e një derri të modifikuar gjenetikisht për të parandaluar trupin e njeriut që ta njohë atë si një objekt të huaj dhe ta hedhë atë.

Mjekët e konsiderojnë atë si eksperimentin më të avancuar në këtë fushë deri më sot. Gjegjësisht, eksperimente të ngjashme deri më tani janë kryer vetëm te kafshët, por jo te njerëzit.

Kirurgët në Spitalin Universitar të New Yorkut lidhën veshkën e një derri me enët e gjakut të një pacienti gjatë një operacioni dy orësh për të kontrolluar nëse veshka funksiononte normalisht apo do të hidhej poshtë nga trupi. Gjatë dy ditëve e gjysmë të ardhshme, ata monitoruan nga afër punën e organeve, duke bërë kontrolle dhe teste të shumta.

“Veshka funksiononte normalisht dhe trupi nuk duket ta ketë refuzuar atë”, tha doktori Robert Montgomery për BBC.

Montgomery, i cili gjithashtu iu nënshtrua një transplanti të zemrës, tha se ishte me rëndësi të madhe që pacientëve t’u sigurohen sa më shumë organe të jetë e mundur në listën e pritjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori