LAJMI I FUNDIT:

Mjekë nga Suedia po trajtojnë pacientët në QKUK

Mjekë nga Suedia po trajtojnë pacientët në QKUK

Në kuadër të bashkëpunimit  të nisur në vitin 2004 ndërmjet Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe  Qendrës Klinike Universitare të Linkoping të Suedisë, një ekip mjekësor suedez po qëndron në QKUK, ku në bashkëpunim me mjekët kirurg të fëmijëve dhe kirurg plastikë nga QKUK po kontrollojnë dhe trajtojnë pacientë në QKUK.

Ekipi mjekësor udhëhiqet nga menaxherja ndërkombëtare e projektit, Ruhije Hoxha Beganovic.

Ekipi mjekësore ka ardhur në Kosovë më 9 prill, ku kanë filluar menjëherë që bashkë me kolegët nga QKUK të trajtojnë rastet në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe në Kirurgji Plastike.

Ekipin mjekësor nga Kirurgjia e Fëmijëve po e udhëheqë Peder Drott, i cili ka edhe ekipin mbështetës mjekësor.  Deri tani janë kryer mbi 20 trajtime, përfshirë edhe ndërhyrjet kirurgjike, ndërsa trajtimet do të vazhdojnë deri ditën e premte.

Në anën tjetër, në kirurgji plastike, të udhëhequr nga Erkki Torpila, mjekë të tjerë  dhe ekipi vendore e kirurgëve plastik,  të martën kanë kryer 5 operacione mikro-kirurgjike, 5 të tjera janë në program sot dhe të tjerat gjatë të enjtes.

Po ashtu u tha se janë kontrolluar  dhe trajtuar edhe 48 pacientë të tjerë.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori