LAJMI I FUNDIT:

‘Mjedra e Llapit’ mban prezantimin për kultivimin e pemëve të imta

‘Mjedra e Llapit’ mban prezantimin për kultivimin e pemëve të imta

Në Podujevë sot u mbajt prezantimi ‘Praktikat e mira bujqësore në kultivimin e pemëve të imta’, i cili u organizua nga shoqata ‘Mjedra e Llapit’.

Në prezantimin i cili u mbajt sot në sallën e Kuvendit të Komunës së Podujevës, e ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZHR),Vezir Januzi, morën pjesë fermerë dhe kultivues të pemëve të imta, shkruan Telegrafi.


Ndërsa prezantimi, në fokus kishte ofrimin e praktikave për gratë, të cilat merren me kultivimin e pemëve të imta.

Në emër të DBPZHR, drejtori Januzi, i informoi fermerët me planet e Komunës së Podujevës për mbështetje të sektorit të bujqësisë, duke vlerësuar këtë sektor ndër më të rëndësishmit për zhvillimin e gjithëmbarshëm në komunën tonë.

Ndërsa, ligjëruesi Kujtim Lepaja, i informoi të pranishmit dhe ndau me ta praktikat më të mira të punës në kultivimin e pemëve të imta.

Prezantimi i sotëm ka për qëllim që të rrisë interesimin e gruas në këtë sektor, si dhe t’i shoh praktikat bujqësore, te cilat janë përdorur deri me tani dhe ato te cilat duhet të përdoren që nga mbjellja e deri tek vjelja e tyre. /Telegrafi/