LAJMI I FUNDIT:

Mitsubishi Lancer special dalin në ankand, priten të shiten për shuma rekorde

Mitsubishi Lancer special dalin në ankand, priten të shiten për shuma rekorde

Mitsubishi nuk prodhon më vetura sportive dhe është përqendruar në ndërthurje të njohura duke ofruar modelet Outlander dhe Eclipse Cross.

Kjo do të thotë që gjenerata e ardhshme Lancer Evolution nuk do të jetë, por entuziastët kanë mundësinë të blejnë një veturë të veçantë.


Një Lancer Evolution është pjesë e një koleksioni me 14 vetura klasike Mitsubishi të ofruara në ankand. Veturat shiten nga Mitsubishi në Mbretërinë e Bashkuar, dhe koleksioni përbëhet nga disa vetura legjendare mitingje, modele historike, modele sportive të harruara nga vitet 1990 të tilla si 3000GT. Ankandi mbaron më 30 prill dhe Mitsubishi pret që çmimet të thyejnë rekordet e mëparshme.

Vetura më e shtrenjtë në koleksion është Mitsubishi Lancer Evolution IV Tommy Makinen Edition për të cilën oferta aktuale i kalon 100 mijë dollarë. Vetura u nënshkrua nga shoferi legjendar i garave, Tommi Makinen dhe pritet të arrijë një çmim rekord, raporton motorauthority.

Oferta aktuale tejkalon 80 mijë dollarë dhe deri në fund të ankandit mund të thyejë rekordin e mëparshëm për Lancer Evolution IX të shitur në SHBA në vitin 2017 për 138 mijë dollarë.

Koleksioni përfshin gjithashtu modelet e gjeneratës së parë Shogun, Mitsubishi Jeep J27 dhe Starion dhe 3000GT. Ankandi përfundon më 30 prill. /Telegrafi/