LAJMI I FUNDIT:

Mitsotakis: Tsipras dhe Kammenos ia hapën dyert Maqedonisë për integrim në NATO

Mitsotakis: Tsipras dhe Kammenos ia hapën dyert Maqedonisë për integrim në NATO

Tsipras dhe Kammenos, para tre javëve në Prespë e pranuar shtetësinë dhe gjuhën maqedonase, sot në Bruksel ia hapën dyert për integrim në NATO, tha kryetari i Demokracisë së Re, Kyriakso Mitsotakis, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton korrespodenti i AIM-ës nga Athina, në fjalimin kushtuar samitit të NATO-s, lideri i partisë më të madhe opozitare, ka adresuar kritika dhe akuza deri tek qeveria e Tsipras dhe Kammenos në lidhje me ftesën për Maqedoninë për anëtarësim në NATO.


“Sot në Bruksel, zotëri Tsipras dhe Kammenos shtetit tonë fqinj Shkupit ia kanë hapur dyert për integrim në NATO. Kështu, japin armën më të fort çka kishte Greqia dhe ishte linja kombëtare për 27 vjetët e fundit”, tha Mitcotakis

Ai shtoi se “partneri i koalicionit marrin përgjegjësi të mëdha dhe se populli së shpejti do t’i gjykojë.

Mitsotakis, i akuzon Tsipras dhe Kammenos se para tre javëve në Prespë “ka pranuar shtetësinë dhe gjuhën maqedonase për Shkupin edhe kundrejt kundërshtimit absolut të qytetarëve. /Telegrafi/