LAJMI I FUNDIT:

Mitsotakis: Greqia në çdo moment do të mund të vendos veto për anëtarësimin e Shkupit në BE

Mitsotakis: Greqia në çdo moment do të mund të vendos veto për anëtarësimin e Shkupit në BE

Kryetari i partisë opozitare greke “Demokracia e Re”, Kyriakos Mitsotakis në fjalimin e tij në Kuvend gjatë debatit mbi marrëveshjen e Prespës, porositi se ai si kryeministër do të shfrytëzonte të drejtën e vetos në rrugën e Maqedonisë drejt BE-së.

“Procesi i integrimit të Shkupit në BE nuk është i lidhur me marrëveshjen e Prespës. Greqia mund në çdo moment të vendos veto në çdo moment në rrugën e Shkupit drejt BE-së dhe këtë të drejtë për ardheun tonë refuzoj të lëshoj”, porositi Mitsotakis, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në fillim të fjalimit të tij që zgjati një orë, ai tha se marrëveshja e Prespës asnjëherë nuk duhej nënshkruar dhe asnjëherë nuk është dashur të vij në Kuvendin e Greqisë për ratifikimin, për shkak se, siç tha ai, është disfatë kombëtare.

Kryetari i parisë më të madhe opozitare greke, Mitsotakis, ju bëri thirrje deputetëve të votojnë kundër ratifikimit në ditën e nesërme për shkak se nëse hyn në fuqi atëherë nuk do të mund të anulohet./Telegrafi/