LAJMI I FUNDIT:

Mitrovski: Nuk e di për çka jam i akuzuar

Mitrovski: Nuk e di për çka jam i akuzuar

Ish kryetari i komunës Gjorçe Petrov, Sokoll Mitrovski, tha se ende nuk e din se për çka akuzohet nga Prokuroria themelore publike.

“Ende nuk kam infomata të sakta. Jemi në fazë të pritjes për definim të veprës. Nuk e di për çka jam i akuzuar, kur do të kem informatë, do të ju tregoj”, tha Mitrovski për ‘Makfaks’.


Dje Gjykata penale e pranoi propozimin e PTHP – Shkup dhe i konfiskoi pasaportën ish kryetarit të Gjorçe Petrovit, Sokoll Mitrovski, si dhe pasaportat e pesë bashkëpunëtorëve të tij. Ai akuzohet për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar dhe për punë të papërgjegjshme të shërbimeve./Telegrafi/