LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 13° clearsky_day

“Mitrovica në krizë” – nga një qytet i zhvilluar i “zhytur” në papunësi

“Mitrovica në krizë” – nga një qytet i zhvilluar i “zhytur” në papunësi

Mitrovica, një ndër zonat më të njohura për pasuritë natyrore dhe potencialet ekonomike në Kosovë, përballet me një nivel të lartë papunësie.

“Siguria e brishtë” në vend, shkaku kryesor i mungesës së investitorëve, si pasojë synohet emigrimi jashtë vendit.

Zhvillimet politike që ndodhën pas përfundimit të luftës bëri që papunësia në këtë qytet të rritet çdoherë e më shumë, shkruan Telegrafi.


Sociologu, Ramadan Beshiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se specifikat e qytetit të Mitrovicës janë të veçanta. Beshiri ka thënë se ndarja e Mitrovicës në dy pjesë nuk i motivon investitorët të hapin vende të reja të punës.

“Mitrovica gjendet në një ambient ku siguria është e brishtë me një ndarje të qytetit në dy pjesë, në pjesën jugore dhe veriore. Ky ngërç që ka mbetur si pasojë e konfliktit ndëretnik, ku nuk i jep hapsirë investitorëve që të hapin vende të reja të punës”, ka thënë tutje Beshiri.

Beshiri ka shtuar se në bazë të të dhënave preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2024, Mitrovica ka shënuar ulje të popullsisë dhe kjo sipas tij, tregon që mitrovicasit nuk po e shohin të denjë qëndrimin në vendin e tyre dhe interesimin për të gjetur punë. Ai thekson se dëshira e qytetarëve për punësim është në sektorin publik.

Sipas sociologut, qytetarët e Mitrovicës “mbijetojnë” përmes gastronomisë, mirëpo ky sektor nuk ofron stabilitet afatgjatë të punës dhe të rinjtë këtë punë e bëjnë për një periudhë të shkurtër dhe pastaj synojnë migrimin jashtë vendit.

Beshiri ka shtuar tutje se përveç sektorit të gastronomisë është edhe ai i ndërtimtarisë që ofron vende pune për qytetarët e Mitrovicës.

Më tej, Beshiri ka potencuar se “trekëndësh i fuqishëm” për të prodhuar gjenerata të dobishme për vendin është bashkëpunimi mes nxënësve, shkollës dhe prindërve, transmeton Telegrafi.

“Bazë e ndërtimit të shoqërisë është shkolla, trekëndësh shumë i fuqishëm,  bashkëpunimi mes nxënësve, shkollës dhe prindërve, për të prodhuar gjenerata të dobishme për vendin dhe të gjenerojnë profile që mund t’i shërbejnë shoqërisë”.

Tutje, sociologu është shprehur se duhet të kemi kujdes tek edukimi i fëmijëve.

“Ne duhet të kemi shumë kujdes tek edukimi i fëmijëve, të mos ndërtojmë fëmijë “parazitë”, “adoleshentë të penzionuar”, por fëmijë që kanë pretendime të kryejnë një pozicion të caktuar të punës dhe të bëhen kuadër i fuqishëm. Të bëhen shtyllë për familjen dhe jo barrë për të”, thekson Beshiri.

“Të flasësh për Mitrovicën është e dhimbshme, ishte një qytet shumë i zhvilluar, prodhonte art e kulturë. Nga Mitrovica kanë buruar profilet më të fuqishme sepse Mitrovica në periudha të caktuara ka qenë shumë e fuqishme në aspektin ekonomik. Me përfundimin e luftës, Mitrovica mbeti e ndarë në një situatë të tensionuar të sigurisë. Pasiguria përveç dëmëve në njerëz ka dëme edhe në kompani…Kemi mbetur në mëshirën e fatit dhe të faktorit ndërkombëtar, i cili ka pasur rolin e vet në këtë krizë që ka pasur qyteti i Mitrovicës”, ka përfunduar  sociologu, Ramadan Beshiri.

Telegrafi ka provuar të kontaktoj edhe me Qendrën Rajonale për Punësim -dega në Mitrovicë, por të njëjtit nuk ishin të qasshëm. /FlorentinaSadiku/

Në trend

Më shumë
Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Lajme
Vuçiq: Aleanca ushtarake mes Prishtinës, Zagrebit dhe Tiranës na detyroi ta forcojmë ushtrinë

Vuçiq: Aleanca ushtarake mes Prishtinës, Zagrebit dhe Tiranës na detyroi ta forcojmë ushtrinë

Lajme
Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Lajme
Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Lufta Izrael-Iran: Asnjë zgjidhje në horizont, sulmet intensifikohen

Lufta Izrael-Iran: Asnjë zgjidhje në horizont, sulmet intensifikohen

Top 11 transferime që pritet të realizohen këtë verë - Isak, Sesko, Gyokeres dhe disa top yje të tjerë

Top 11 transferime që pritet të realizohen këtë verë - Isak, Sesko, Gyokeres dhe disa top yje të tjerë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori