Nis sot Panairi i Produkteve Vendore në Skenderaj, gjashtë ditë panair për prodhuesit vendorë

Në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj ka nisur Panairi i Produkteve Vendore “Mbështesim prodhuesit vendorë – Skenderaj 2026”.
Panairi, i cili do të mbahet nga 14 deri më 19 gusht 2026, organizohet nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm (DZHENIT).
Qëllimi i panairit është promovimi, marketingu dhe shitja e produkteve vendore, si dhe mbështetja e bizneseve dhe prodhuesve lokalë.
Në panair janë ftuar të marrin pjesë prodhues vendorë nga Skenderaj dhe komunat fqinje, me mundësinë që të prezantojnë produktet e tyre para qytetarëve.
Panairi do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 09:00 deri në 18:00. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
42 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































