Defektet lënë pa ujë banorët në Klinë të Mesme të Skenderajt

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se banorët e fshatit Klinë e Mesme në Skenderaj po përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.
Sipas njoftimit, ndërprerja është shkaktuar nga defektet në Lagjen Bejta dhe Lagjen nr. 3.
Furnizimi me ujë do të rikthehet pas sanimit të defekteve, ka bërë të ditur KRU “Mitrovica”.
Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































