LAJMI I FUNDIT:

Mitrovica me disa fshatra mbesin pa energji elektrike dhe pa ujë të pijshëm

Mitrovica me disa fshatra mbesin pa energji elektrike dhe pa ujë të pijshëm

Qyteti i Mitrovicës me disa fshatra përreth kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike që nga ora 3 e mëngjesit, për shkak të një defekti në nënstacionin Mitrovica 110/kV.

Si pasojë e mungesës së energjisë, qytetarët mitrovicas kanë edhe mungesë të ujit të pijshëm.


“Për shkak të një defekti në Nënstacionin Mitrovica 110/kV, që është pjesë e KOSTT-it, Mitrovica me disa fshatra përreth kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike që nga ora 3 e mëngjesit. Edhe në këto momente ky nënstacion është jashtë funksionit”, njofton KEDS-i.

Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, mosfurnizimi i sotshëm me ujë ka ardhur si pasojë e mungesës së energjisë elektrike.

“Mungesa e sotme e ujit të pijes ka ardhur si pasojë e mungesës së energjisë elektrike në Impiantin për Trajtimin e Ujit në Shipol. Kjo edhe është arsyeja e mungesës së ujit të pijes në Mitrovicë dhe Skenderaj. Deri në këto momente nuk kemi ndonjë konfirmim zyrtar për shkaqet e mungesës së energjisë elektrike”, thekson KRU-ja. /Telegrafi/