LAJMI I FUNDIT:

Misteri i zhdukjes së njeriut të Vladimir Putinit – ku ka mbetur Sergei Shoigu që nuk është parë prej javësh në publik?

Misteri i zhdukjes së njeriut të Vladimir Putinit – ku ka mbetur Sergei Shoigu që nuk është parë prej javësh në publik?

Kanë kaluar 29 ditë që kur Rusia filloi agresionin ushtarak kundër Ukrainës dhe 13 ditë që publiku nuk e pa ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Siç thekson gazetari i MediaZone, Dmitrij Treshqanin, Shoigu nuk është shfaqur në publik që nga 11 marsi.


Duke marrë parasysh këtë detaj, media ruse e ka shqyrtuar në detaje praninë mediatike të ministrit rus të Mbrojtjes që kur Rusia nisi agresionin më 24 shkurt.

Informacionet më të fundit të përditësuara në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes janë nga 11 marsi.

Atë ditë, Shoigu foli në telefon me homologun e tij turk, Hulusi Akar dhe më pas shkoi në Spitalin Ushtarak Mandrika në Moskë, ku i dekori ushtarët rusë që “shkëlqyen në një operacion special ushtarak”, përcjell Telegrafi.

Lajmi tjetër zyrtar për Shoigun është më 18 mars. Sipas faqes qendrore të Kremlinit, ministri i Mbrojtjes mori pjesë në një takim me presidentin rus Vladimir Putin dhe anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili u mbajt përmes video-lidhjes. Kremlini nuk ka publikuar asnjë foto apo video nga ky takim.

Autoritetet ukrainase: Putin shkarkoi tetë gjeneralë të lartë pas dështimit në Ukrainë
Lexo po ashtu Autoritetet ukrainase: Putin shkarkoi tetë gjeneralë të lartë pas dështimit në Ukrainë

Në të njëjtën ditë, Channel 1 i drejtuar nga shteti rus transmetoi pamjet e Shoigut duke shpërndarë çmime për ushtarët që morën pjesë në një “operacion special ushtarak”. Ky televizion pretendoi se çmimet u dhanë “sot”, por gazetarët vunë re se regjistrimi përkonte me regjistrimin e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes më 11 mars.

Sipas Agjencisë, që nga fillimi i pushtimit e deri më 11 mars, çdo ditë ka pasur raportime se Shoigu ka marrë pjesë personalisht në ngjarje të ndryshme.

Shoigu është zakonisht shumë aktiv në media, ku sipas MediaZone, PR është “arma kryesore” e ministrit të Mbrojtjes. Me sa duket, imazhi publik i Shoigut është aq i rëndësishëm sa një gamë e gjerë njerëzish janë të përfshirë në PR-në e tij – nga zyrtarë të zakonshëm të Ministrisë së Mbrojtjes te “gjeneralë të mëdhenj”.

I pyetur se çfarë ka ndodhur me ministrin Shoigu dhe pse ai nuk ka dalë në publik që nga 11 marsi, një burim pranë ministrit të Mbrojtjes tha për MediaZone se Shoigu nuk ndihej mirë dhe se kishte “probleme me zemrën”.

Patrushev, Naryshkin, Bortnikov dhe Shoigu – kush janë katër personat që 'ushqejnë ankthet' e Vladimir Putinit?
Lexo po ashtu Patrushev, Naryshkin, Bortnikov dhe Shoigu – kush janë katër personat që 'ushqejnë ankthet' e Vladimir Putinit?

Mediat shkruan në fund të shkurtit se Shoigu ishte “përjashtuar” nga rrethi i ngushtë i Putinit, i cili ka të paktën tetë persona. Llogaria e Kremlinit në Instagram, siç kanë vënë re disa media, nuk ndjek më Shoigun dhe të parin e diplomacisë Sergei Lavrovin.

Vlerësohet se ka një “rindërtim në krye të qeverisë ruse” dhe se Putin po dëbon ata që nuk i janë besnikë.

Përveç Shoigut, është vënë re edhe zhdukja nga sytë e publikut të Viktor Zolotovit, kreut të Gardës Kombëtare Ruse dhe një prej këshilltarëve më të afërt të Putinit. Deklarata e tij e fundit publike daton në 15 mars, kur ai tha “se operacioni ushtarak rus në Ukrainë nuk shkoi aq shpejt sa dëshironte Kremlini”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori