LAJMI I FUNDIT:

Misteri i objekteve fluturuese të paidentifikuara që i rrëzoi ushtria amerikane

Misteri i objekteve fluturuese të paidentifikuara që i rrëzoi ushtria amerikane

Ushtria amerikane ende nuk e di se çfarë janë tri objektet fluturuese që rrëzoi mbi Amerikën e Veriut, ashtu siç nuk e di se si lëviznin në ajër.

Dje, presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi rrëzimin e një objekti tjetër fluturues – i katërti në total këtë muaj, transmeton Telegrafi.


Zyrtarët njoftuan se po lëvizte në një lartësi prej 6.100 metrash, dhe mund të kishte ndikuar në trafikun ajror komercial.

Një komandant ushtarak tha se “mund të jetë një lloj balone gazi” ose “një lloj sistemi shtytës”. Ai shtoi se nuk mund të përjashtonte që objektet të ishin me origjinë jashtëtokësore.

Objekti i fundit, i cili u rrëzua mbi liqenin Huron në shtetin e Michiganit, jo shumë larg kufirit me Kanadanë, u përshkrua nga zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, si një objekt pa pilot i “strukturës tetëkëndore”.

Ajo u rrëzua nga një raketë e lëshuar nga një aeroplan luftarak  amerikan F-16. E incidenti i fundit ka ngritur pyetje të mëtejshme në lidhje me një seri objektesh që fluturonin në lartësi të mëdha që janë rrëzuar mbi Amerikën e Veriut këtë muaj.

Pamjet e rrëzimit të objektit fluturues mbi SHBA, F-16 shkrep raketën dhe shkatërron fluturaken e tretë të paidentifikuar
Lexo po ashtu Pamjet e rrëzimit të objektit fluturues mbi SHBA, F-16 shkrep raketën dhe shkatërron fluturaken e tretë të paidentifikuar

Kreu i Komandës Veriore të SHBA, gjenerali Glen VanHerck, tha se nuk kishte “asnjë tregues se ishte një kërcënim”.

“Nuk do t’i kategorizoj ato si balona. Ne i quajmë objekte për një arsye. Ajo që ne shohim janë objekte shumë, shumë të vogla që krijojnë një reflektim shumë të vogël në radar “, shtoi ai

Duke pasur parasysh misterin që qarkullon për këto objekte fluturuese të shkatërruara, nuk është e pazakontë që të lindin një sërë spekulimesh.

Kur u pyet nëse ishte e mundur që objektet e rrëzuara të ishin me origjinë jashtëtokësore, gjenerali VanHerck u përgjigj: “Unë do ta lë komunitetin e inteligjencës dhe kundërzbulimit t’i përgjigjet kësaj pyetjeje” dhe shtoi se “ne nuk po përjashtojnë asgjë në këtë pikë”.

Kujtojmë se më 4 shkurt, një balonë kineze u rrëzua mbi det në brigjet e Karolinës së Jugut, për të cilën Pentagoni pretendonte se ishte spiun.

Zyrtarët amerikanë deklarojnë se balona që qëndroi mbi SHBA për katër ditë e kishte origjinën nga Kina, dhe se po monitoronte vendndodhje të ndjeshme të inteligjencës.

Ushtria amerikane qëllon një tjetër 'objekt fluturues të paidentifikuar' në lartësi të madhe në Michigan
Lexo po ashtu Ushtria amerikane qëllon një tjetër 'objekt fluturues të paidentifikuar' në lartësi të madhe në Michigan

Kina ka mohuar se ishte një balonë spiune, duke thënë se ishte një balonë meteorologjike e fryrë mbi SHBA nga erërat. E ky incident rriti më tej tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Që nga ai incident, aeroplanët luftarakë amerikanë kanë rrëzuar tre objekte të tjera në lartësi të madhe në po aq ditë.

Të premten, Biden urdhëroi shkatërrimin e një objekti mbi Alaskë, ndërsa të shtunën një objekt i ngjashëm u shkatërrua mbi Yukon në veriperëndim të Kanadasë.

Si SHBA ashtu edhe Kanadaja janë ende në kërkim të mbetjeve të strukturave të shembura, me motin arktik që pengon kërkimin në Alaskë.

“Këto objekte nuk i ngjanin balonës që u rrëzua më 4 shkurt dhe ishin shumë më të vogla se ajo. Ne definitivisht nuk mund t’i karakterizojmë ato derisa të arrijmë te mbetjet”, tha këshilltari për Sigurinë Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori