LAJMI I FUNDIT:

Misioni Gift of Life, trajtohen 25 fëmijë me probleme në zemër

Misioni Gift of Life, trajtohen 25 fëmijë me probleme në zemër

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bashkë me kryesuesen e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, Agreta Gashi dhe drejtorin e përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, pritën në takim Zëvendës Shefin e Misionit të Ambasadës italiane në Kosovë, Ugo Ferrero, si dhe delegacionin e mjekëve dhe punëtorëve tjerë në kuadër të misionit të Gift of Life, që për disa ditë me radhë kanë trajtuar fëmijë me probleme në zemër.

Gjatë takimit, falënderuan Qeverinë italiane, popullin italian dhe mjekët për ndihmat e vazhdueshme që po japin për shëndetësinë kosovare, e në veçanti, për trajtimin e fëmijëve me probleme në zemër.

“Në kuadër të misionit të Gift of life, për një javë në Klinikën e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive kanë qëndruar 14 punëtorë shëndetësorë, 8 nga Italia dhe 6 nga Amerika, të cilët kanë operuar 10 fëmijë me probleme në zemër dhe 15 të tjerë janë trajtuar përmes metodave të kardiologjisë invazive”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori