Për 4-5 persona duhen:
▪ 500 gr mish
▪ 1,5 kg bamje
▪ 2 filxhanë kafeje vaj
▪ 2 kokrra qepë
▪ salcë ose 4-5 kokrra domate
▪ kripë, piper i zi, uthull 2-3 lugë gjelle, majdanoz
Përgatitja:
Bamjet pastrohen duke u prerë bishtin në formë konike, spërkaten me uthull e kripë dhe lihen për disa kohë që t’u zbutet pushi.
Copat e mishit skuqen bashkë me qepët e grira hollë; pastaj shtohen domatet ose salcë domatesh.
Pasi të jenë kaurdisur të gjitha së bashku, u hidhet kripë, piper i zi, fletë dafine dhe zihen në zjarr të ngadaltë për disa minuta.
Në qoftë se mishi është i qengjit në të njëjtën kohë me të vihen edhe bamjet, kurse në qoftë se mishi është i madh, atëherë bamjet vihen më vonë.
Bamjet shpërlahen, kullohen dhe kaurdisen pak në fultere me yndyrë.
Në një tenxhere të cekët shtrohen feta domatesh, rreth e qark bamje të reshtura me bisht anash dhe majat në mes, duke spërkatur çdo rresht me majdanoz e piper të zi.
Në mes të tenxheres në vendin e zbrazët, pa bamje, vendoset mishi, hidhet lëngu, vihet brenda një pjatë porcelani e përmbysur në mënyrë që ato të ruajnë formën gjatë zierjes dhe pastaj kapaku.
Gjella vihet në zjarr të ngadaltë derisa të bëhet gati.
Në fund ajo vendoset në pjata, ku në mes vihet mishi, ndërsa anash bamjet e rreshtuara bukur, duke u hedhur sipër lëngun e vet dhe majdanoz të grirë hollë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëByrek më i lëngshëm dhe më i butë: Truk që e përdorin furrtarët
Mantia me djathë dhe spec djegës
Doni picë të mrekullueshme? Kjo është receta origjinale italiane!
Specialitet tradicional grek: Si të bëni djathë feta
Beef Wellington: Receta e biftekut që e bëri Gordon Ramsay-n një yll
Supë minestrone: E pasur dhe e shijshme, në çast do t’ju pushtojë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën