LAJMI I FUNDIT:

Misajllovski: Janë investuar mbi një milairdë euro në infrastrukturën rrugore!

Misajllovski: Janë investuar mbi një milairdë euro në infrastrukturën rrugore!

Mbi një miliardë euro investime në infrastrukturën rrugore të vendit, mbi 20 milionë euro për ndërtimin e 678 banesave për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve, mbi 12 milionë euro për ndërtimin e sistemeve të ujësjellësit dje kanalizimit në 30 komuna, si dhe legalizim i zbatuar i 147.000 objekteve të ndërtuara pa leje dhe taksa komunale të zvogëluara për ndërtim dhe çmim prej 1 eurove për metër katror për tokë të pandërtuar shtetërore, tha minsitri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski në llogaridhënien për atë që është bërë prej vitit 2006 në selinë partiake të VMRO-DPMNE-së.

“Qeveria e kryesuar nga VMRO-DPMNE gjatë periudhës së kaluar ishte e fokusuar në realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore gjithnjë me qëllim që të krijojmë rrjet cilësor transportues dhe jetë më cilësore për qytetarët e Maqedonisë. Prej vitit 2006 kur e morëm besimin e qytetarëve filluam aktivisht të punojmë në të gjitha projektet të cilat i kemi premtuar apo i premtuam gjatë viteve të kaluara”, tha Misajllovski./Telegrafi/