Këngëtarja nga Gjilani, Mirsa Kërqeli, tash e disa vite nuk ishte parë në ekranet tona me këngë e videoklipe te reja. Pauza e saj e gjatë në muzikë vjen, pasi ajo mori epitetin më të bukur në botë, atë të nënës. 31-vjeçarja është e martuar prej vitesh me Granitin, me të cilin ka edhe dy fëmijë, Tiarin dhe Anën.
Verën e kaluar ajo ishte rikthyer në skenën tonë muzikore me disa ‘cover’ të realizuara në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Butrint Rashiti. Dyshja sollën një nostalgji të madhe me ripërpunimin projekteve të vjetra që edhe sot pëlqehen mjaft shumë nga publiku.
Në një intervistë për Telegrafin, Mirsa vjen për të rrëfyer largimin e saj nga muzika, rikthimin në skenë dhe jetën private. Ndër të tjerash, Kërqeli flet edhe për planet e saj në të ardhmen dhe ndryshimin e muzikës ndër vite.
Pas një pauze të gjatë në muzikë jeni rikthyer me disa ‘cover’ , kur do e shohim një këngë me videoklip nga Mirsa Kërqeli?
Po shpresojë që në pushimin e parë që do të jem në Kosovë këtë vit, ndoshta pas sezonit të verës, mirëpo nuk ka asgjë definitive.
Tash e një kohë jeni larguar nga Kosova, a ishte kjo arsyeja e largimit edhe nga muzika?
Arsyeja kryesore që kam pauzuar tash e sa kohë nga muzika janë, fëmijët e mi. Përkushtimi ndaj tyre më ka bërë që të lë anash karrierën time, ndërsa Kanada është një problem në vete për shkak të largësisë së madhe me Kosovën.
Bashkëpunimet e juaja të dikurshme ishin mjaft të pëlqyera nga publiku, do kemi të tilla sërish?
Gjithmonë më kanë pëlqyer bashkëpunimet, jo vetëm për vete, por edhe nga këngëtarët e tjerë, mendoj se i jep një shije tjetër këngës dhe e bënë edhe më të mirë kur ajo ka më shumë se një vokal brenda saj. Prandaj po shpresoj dhe dëshiroj që të bëjë bashkëpunime sapo të rikthehem.
Si e vlerësoni muzikën në ditët e sotme, sa ka ndryshuar nga koha kur ju ishit në skenë?
Sot muzika është shumë më ndryshe se para 13 vitesh kur unë fillova të këndojë. Është më konkurruese, ka shumë më shumë punë, më shumë bashkëpunime plus saj mendoj se është stërmbushur me këngëtarë, prandaj edhe publiku shumë lehtë të ngrit ose të largon apo harron fare, nëse puna jote nuk është në nivelin e preferencave të tyre. Prandaj muzika e sodit, lyp shumë shumë punë.
Tashmë jeni nënë e dy fëmijëve, si e përshkruani këtë periudhë në jetën tuaj?
Periudha më e rëndësishme dhe më e lumtur e jetës time, gjithçka kam dhe gjithçka do të bëja, prapë do e jepja këtë kohë për fëmijët e mi, çdo gjë në jetë ka rëndësi tash me ta, ata janë qershia mbi tortë. Thjesht ndihem e bekuar, faleminderit Zotit.
https://www.instagram.com/p/BWtxHYNFxeo/
Cilat janë planet e juaja për të ardhmen, çfarë do të presim në vijim nga Mirsa?
Shpresoj të rikthehem këtë vit, me këngë dhe videoklip, besoj dhe shpresoj shumë se do të më ecin punët si i kam menduar. Shpresoj që të rikthehem aq fuqishëm dhe me projekte të mira shumë shpejt, sa fansat të më falin për mungesën e gjatë në skenë.
Mirsa, faleminderit që ishte pjesë e intervistës, mesazhi juaj për gjithë lexuesit e Telegrafit?
Faleminderit për kohën dhe përkushtimin, ju përshëndes të gjithëve dhe shumë suksese më tutje.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Sulmohet" nga fansat e Gjestit, Zebërvoki nxjerr armën pasi përfshihet në një kamerë të fshehtë

DJ Gimbo refuzon t’i japë dorën Jozit, teksa po përshëndeste banorët e shtëpisë

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Amber eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Hailey Bieber ndan fotografi të rralla me djalin e saj mes shqetësimeve për martesën me Justin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja