LAJMI I FUNDIT:

“Më mirë të vdesësh në këmbë sesa të jetosh në gjunjë!”: Kështu mendon udhëheqësi i vendit që po refuzon të mbyllet për të parandaluar coronavirusin

“Më mirë të vdesësh në këmbë sesa të jetosh në gjunjë!”: Kështu mendon udhëheqësi i vendit që po refuzon të mbyllet për të parandaluar coronavirusin

Ndërsa zyrtarët nga Montreali deri në Moskë kanë vendosur popullsinë nën një formë bllokimi të krijuar për të ngadalësuar përhapjen e coronavirusit, një njeri vazhdon të qëndrojë i fortë me idenë se pjesa tjetër e botës ka “humbur mendjen”: ai është presidenti bjellorus Alexander Lukashenko.

“Është më mirë të vdesësh në këmbë sesa të jetosh në gjunjë!”, i ka thënë Lukashenko një reportereje të televizionit bjellorusi të shtunën kur u pyet nëse coronavirusi mund ta ndalojë atë të vazhdonte të luante hokej, përcjell Telegrafi.


“Mua? Pse? Nuk e kuptoj. Këtu nuk ka asnjë virus”, ka thënë Lukashenko, duke bërë lëvizje rreth arenës. “Ky është një frigorifer, është gjëja më e mirë për shëndetin tuaj. Sporti, veçanërisht në akull, është më i mirë se çdo ilaç antiviral. Është gjëja e vërtetë”.

Lukashenko, një nga udhëheqësit me shërbimin më të gjatë në ish-Bashkimin Sovjetik, ka qenë në pushtet për mbi 25 vjet.

Lukashenko për javë të tëra ka minimizuar kërcënimin e COVID-19.

Në vend që ta përgatisë kombin e tij për më të keqen, ai ka hedhur në dyshim në mënyrë rutinore dhe të hapur reagimin e botës ndaj virusit, duke përdorur fjalën “psikozë” për të përshkruar reagimin global disa herë që nga fillimi i marsit.

Madje, ai ka mbajtur të hapura fabrikat, dyqanet, ngjarjet kulturore dhe sportive.

Ministria Bjelloruse e Shëndetësisë ka raportuar vetëm 152 raste të coronavirusit ndërsa Rusia fqinje raportoi 1.836 që nga e hëna.

Dy javë më parë, ai këmbënguli se Bjellorusia ka mbijetuar edhe situata më të këqija sesa pandemia e coronavirusit që goditi botën.

Sauna, vodka dhe tendat në fusha janë ilaçi më i mirë për ata që kanë frikë nga përhapja e virusit, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori